• |
ide | kryesore

OKB: 570 mijë njerëz në Gaza përballen me “uri katastrofike”

Arkiva, Planet
Gaza



Agjencia e Punëve dhe Ndihmës së Kombeve të Bashkuara (UNRWA) paralajmëroi se 570,000 persona në Gaza përballen me uri të niveleve katastrofike.

“Luftimet intensive, mohimet dhe kufizimet e aksesit plus ndërprerjet e komunikimit po pengojnë aftësinë e UNRWA për të ofruar ndihma në mënyrë të sigurt dhe efektive”, thuhet në një postim në rrjetin social “X”.

Ndërsa rreziku i urisë rritet, OKB-ja bën thirrje për një rritje kritike të aksesit humanitar.

Si shkak i luftës së Izraelit ka zhvendosur 2.3 milionë persona të Gazës dhe ka shkaktuar mungesë akute të ushqimit, ujit dhe furnizimeve mjekësore.

Në Rafah dhe Khan Younis, në jug të Gazës, tendat dhe banesat e improvizuara mbulojnë pothuajse të gjithë tokën në dispozicion, me shumë familje të grumbulluara në apartamente, në strehëza të drejtuara nga OKB-ja në shkolla ose duke fjetur në dyshemetë e spitaleve.

Zyra humanitare e OKB-së këtë muaj tha se autoritetet izraelite po i mohonin sistematikisht aksesin në Gazën veriore për të ofruar ndihma dhe kjo kishte penguar ndjeshëm operacionin humanitar atje.



3 Comments

  1. KU JANE ATO KURVAT BAXHELLAT QE PRISNIN FLOKET NE TV SHQIPTARE PER GRATE E IRANIT?

    A JU QIFTE SORROSI FISIN KURVA MUTI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *