• |
ide | kryesore

Protestë në Fier, blegtorët bllokojnë rrugën Levan-Vlorë

Lajme, Të fundit



Sot në Levan te Fierit, blektoret e deleve kanë bllokokuar në shenjë proteste rrugën Levan-Vlorë. Blegtorët që mbajnë dele dhe dhie për qumësht po organizojnë protesta në të gjithë vendin. Kujtojmë se një protestë e ngjashme u zhvillua dje në zonën e Gjirokastrës.

Kjo lëvizje është nxitur nga ulja drastike e çmimeve të qumështit nga fabrikat përpunuese, nga 180 lekë të reja për liter në vitin 2023, në vetëm 120 lekë të reja për liter sot.

Kjo ulje çmimi ka sjellë një krizë të thellë financiare për blegtoret, duke i detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset e tyre ose të therin tufat e deleve.



1 Comment

  1. Mooos..Ky eshte problemi..Se keta duan 180 leke per nje liter qumesht dhe quajne 120 leke pak. Cmimi ne 2023 ishte 1.20 cent ne Itali per marrjen nga barinjte dhe quhej shume i larte! Nuk kane kuptuar gje fare. perderisa djathi vjen edhe nga jashte, mund ta mbajne edhe qumeshtin..Po ti therin delet, do benin mire. Ca mish me shume se edhe cmimi eshte ne maje..VK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *