• |
ide | kryesore

Shfrytëzonte një 24-vjeçare për pröstitucion, vihet në pranga tutorja në Fier

Lajme, Të fundit



Një 37-vjeçare në Fier ka përfunduar pas hekurave, pasi akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion një 24-vjeçare. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen Flurime Avdulaj, ndërsa janë proceduar penalisht 4 shtetas të implikuar në këtë rast.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, për të goditur një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Operacioni, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive, të ndjekur nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier dhe nga Prokuroria e Fierit.

Shfrytëzonte një 24-vjeçare, për prostitucion, vihet në pranga 37-vjeçarja Flurime AvdulajProcedohen penalisht 4 shtetas të implikuar në këtë rast.

Nga një hetim disajavor, i ndjekur me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nga Prokuroria e Fierit, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja F. A., 37 vjeçe, banuese në Fier. 37-vjeçarja dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase 24 vjeçe.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *