• |
ide | kryesore

Studentët pyesin Altin Dumanin: Do e marrësh Edi Ramën në pyetje për McGonigal?

Arkiva, Lajme



Kreu i SPAK, Altin Dumani ishte në Shkodër sot paradite në një takim me studentë në Universitetin e Shkodrës. Takimi vjen në kuadër të një projekti të Komitetit Shqiptar të Helsinkti mbi luftën kundër korrupsionit dhe gjatë bashkëbisedimit, një prej studentëve e ka pyetur kreun e SPAK nëse do të marrë në pyetje Edi Ramën për çështjen e korrupsionit të ish shefit të FBI-së Charles McGonigal.

Në përgjigjen e tij, kreu i SPAK nuk ka pranuar në mënyrë direkte se do të thërrasë në SPAK kryeministrin, por ka pranuar tërthorazi se kjo do të ndodhë. Dumani ka dhënë përgjigjen standard të prokurorëve se nuk mund të fliste për çëshje konkrete por ka shtuar ai “cilido zyrtar mund të merret në pyetje në SPAK”.

Gjithashtu Dumani ka vazhduar duke iu referuar kritikave të mediave për qëndrimin e SPAK në lidhje me çështjen McGonigal, që sipas tij nuk qëndrojnë. Ai ka thënë se hetimet e SPAK për Mcgonigal kishin nisur që në muajin shkurt, kur lajmi u bë publik për herë të parë në mediat amerikane megjithatë detajet nuk mund të bëheshin publike.

Për korrupsionin e Charles McGonigal në Shqipëri, SPAK ka marrë në pyetje Dorian Duçkën dhe Agron Nezën, dy sekserët e Edi Ramës që bënë të mundur kontaktin e tij të parë me ish shefin e FBI dhe që shërbyen më pas si korrierë të tij për nisjen e një hetimi të FBI që lidhej me lobimin e PD në SHBA.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *