• |
ide | kryesore

Fier/ Në kërkim nga policia për transportimin e 11 emigrantëve, arrestohet 31-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier pasi ishte në kërkim për transportim të 11 emigrantëve kundrejt pagesës.

Ani Tuli, banues në Fier, më datë 4 janar të këtij vit në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim transportuan 11 emigrantë kundrejt pagesës drejt vendeve të treta.

Sakaq, vijon operacioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Vijon megaoperacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të operacioneve të mëparshme të Policisë.

Bashkëpunëtor për transportimin e 11 emigrantëve (rast i goditur nga Policia, më datë 4 janar), lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore dhe në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kapën dhe ndaluan shtetasin A. T., 31 vjeç, banues në Fier.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Tranzit”, pasi dyshohet se më datë 04.01.2024, ka bashkëpunuar me shtetasit L. M., K. M. dhe E. M. (të tre, ende në kërkim), për të transportuar kundrejt pagesave, 11 emigrantë nga Vendet e Treta, në mënyrë që ata të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *