• |
ide | kryesore

Mbahej e mbyllur në banesë, letra e bashkëshortes së 35-vjeçarit: Amanet fëmijët, nuk e përballoj dot stresin

Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbuluar mbi ngjarjen e raportuar në kryeqytet, ku një 35-vjeçar, Jetnor Zhaboli,  mbante të mbyllur ne banesë nënën, gruan dhe fëmijët e mitur. Gazetarja Klodiana Lala zbuloi një pjesë të letrës së bashkëshortes së Zhabolit ku ndër të tjera shkuan se “Më falni, s’mund të shkruaj shumë. Nëna e gjyshi do ju flasin shumë për mamin, do ju dua dhe kur t’ju lë. Më falni! Kurrë mos ndjeni turp për mua. Nuk ju turpërova kurrë”.

Ndërsa i drejtohej prindërve e reja u thoshte se i linte fëmijët amanet.

Pjesë nga intervista:

LalaFakti që fëmija nuk dilte, as gruaja, ishin këto detaje që e kishin bërë qytetarin të kuptonte se kishte diçka që nuk shkonte në këtë familje. Në dy vitet e fundit Jetnori filloi të shfaqte problemet mendore.

PyetjeNë banesë janë gjetur dhe letra lamtumire nga bashkëshortja e 35-vjeçarit, çfarë shkruhej?

LalaLetrat janë të dhimbshme. Nëna e Jetnorit thotë se  nusja e saj ishte një grua e mirë dhe e fortë, për të birin tha se dëgjonte zhurma në mure. Jetnori nuk ka pranuar që të kurohej dhe madje shkoi në atë pikë që të bëhej agresiv. Jetnori urrente dhe djalin e vogël pasi thoshte se ‘ngjan nga ty (bashkëshortes) dhe jo nga unë’, sipas letrës së gruas së tij. Për fat të mirë gruaja e Jetnorit nuk shkoi në aktin ekstrem, t’i jepte fund jetës.



2 Comments

  1. MESONI PER PSIKOPATINE O SHPELLARE PARA SE ME U MARTU

    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist

    A.B. Jamieson

  2. Përtej traumës së shkaktuar, duhet të kuptojmë që ai është i sëmurë mendor që ka nevojë të kurohet, s’ka punë policia ta burgosë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *