• |
ide | kryesore

Berisha: Shqiptarët të arrestojnë Edi Ramën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej rreth një muaji ka deklaruar para mbështetësve të tij se shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeministër që i vë drynin Parlamentit vetëm për të shpëtuar nga hetimi.

Sipas tij Rama ka përjashtuar 19 deputetë nga Parlamenti sepse nuk do të hetohet, ndërsa shtoi se shqiptarët duhet të jenë ata që arrestojnë Ramën.

“Vendi është në shkatërrim!

Shqipëria sot ka 50 përqind më pak banorë se sa 10 vite më parë.

Shqiptarët çdo ditë rropaten në skamje dhe emigrim masiv.

A mund të durohet më ky?

Sot përjashton 19 deputetë sepse nuk do të hetohet, sepse po të hetohet, shqiptarët do marrin vesh se si vjedh ai, se ç’ka bërë ai me firmën e tij, se si ai në Durrës ka bërë gati të vjedhë 4 miliardë truall, tokë publike.

Se si ai me klanin e tij shumëfishon me progresion gjeometrik pasurinë.

Dhe së fundmi, verdikti i prokurorisë së SHBA, ka korruptuar për karrigen e tij, njeriun kryesor që duhej të mbronte atë vend nga korrupsioni. Ka korruptuar McGonigal.

Shqiptarët duhet të arrestojnë menjëherë Edi Ramën. Nuk e arreston Dumani, duhet ta arrestojnë qytetarët dhe ta dorëzojnë atje ku e ka vendin.

Kjo është një betejë jo e lehtë, por është absolutisht fitimtare.

Është një betejë të cilën djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e guximshëm, e fitojnë dhe bëjnë historinë.

A mundet një bandit, një hajdut, një njeri që nuk njeh asnjë normë, asnjë ligj, asnjë moral dhe për pushtetin e tij është i gatshëm të bëjë çdo gjë, të qëndrojë më tej në pushtet edhe pas aktakuzës publike që prokuroria e SHBA i ka bërë atij?

Çdo ditë që kalon, çdo javë që kalon turpi bëhet më i madh për çdo shqiptar.

Të dashur miq!

Kjo është një kohë historike sepse përballeni ju, luftëtarë lirie, misionarë të qëndresës dhe guximit, misionarë të shpresës.

Përballeni me krimin qeveritar. Përballeni me korrupsionin qeveritar. Përballeni me bandat e egra të qeverisë.

Por të gjitha këto sado të forta që duken, ju garantoj se para fuqisë suaj, janë dhe do të dëshmohen një kalbësirë.

Ndaj dhe thirrja ime është të ngrihemi në protestë, në mosbindje civile, të kapim Edi Ramën, ta dërgojmë aty ku e meriton.

Shqipëria nuk meriton kurrë, shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeministër kriminel që korrupton zyrtarët e vendeve të tjera për të luftuar opozitën e vendit të tij.

Shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeministër që i vë drynin parlamentit vetëm për të shpëtuar nga transparenca, nga hetimi që meriton.

Shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeministër, i cili ka vendosur në kontroll në çdo institucion të këtij vendi. Në ekonomi, në media dhe në çdo gjë.

Dhe ky kontroll bazohet në një binom; krim, korrupsion dhe korrupsion dhe krim”, tha ai.



8 Comments

  1. “Efektet” e arrestit shtëpiak?! Berisha: Shqiptarët të arrestojnë Edi Ramën, ta kapim dhe…!Te rroni vete o cecene maloke e shpellkare ku do ndodheni,se salihu i berishajve na ka lene shendene.dy jave ne arrest tjetri e mbush diten me mbrockulla.

  2. Fjale, fjale , fjale , fjale, fjale dhe vetem fjale.

    Ne 2000 vjetet e fundit shqiptaret kane qene te lire vetem :

    -25 vjete me Skenderbeun

    -2 vjet me Ismail Qemalin e Princ Vidin

    -21 vjet nga 1918- 1939

    -23 vjet nga 1990 deri 2013

    pra gjithsej 71 vjet ne 2000 vjet.

    Ja keta jemi ne , lirine e presim te na bie nga qielli si dhurate, dhe ne te mos paguajme

    asgje per te, prandaj liria per ne eshte pertej ylberit, qe ne nuk arritim ta kalojme kurre,

    sa me shume i afrohemi aq me shume na largohet.

  3. Me llogarit e tua mbase.
    Me llogarit e mia jo.
    Ky eshte problemi qe ju ndieksit e saliut nuk kuptoni.
    Mblidhni mendjen, dhe kuptojeni.
    Qe shumica nuk pranon se ishte me mire ne kohen e saliut.
    Kjo eshte shume leht e vertetueshme.
    Po ju thoni jo.
    Ok… Pellcisni nga marazi. Kujt i plasi k…

  4. Përse hesht Berisha për oligarkun e qeverisë?

    Po Bardhi dhe deputetët e tjerë që deri më dje kur ishin me Bashën bënin akuza ndaj oligarkëve, sapo u futën në sqetullën e Berishës e kanë mbyllur gojën dhe nuk flasin më ndaj tyre?

    Mjafton të ngrini këto pyetje dhe t’u jepni përgjigje dhe e kuptoni se kush janë pengjet e vërtetë

  5. Berisha bertet nga pullazi i shtepise : A durohet ky ( Edi Rama)? pergjigje: Kur te duruam ty ky eshte ku e ku ma pak hale se ty..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *