• |
ide | kryesore

Shpërthim me lëndë plasëse në një zyrë noterie në zonën e ish-Bllokut

Lajme, Të fundit



Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në një zyrë noterie në zonën e ish-Bllokut në orët e para të mëngjesit. Mësohet se lënda me eksplozivë është vendosur jashtë derës së zyrës së noterisë, sakaq raportohet vetëm për dëme materiale.

“Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *