• |
ide | kryesore

Mirela Milori i bashkohet ekipit të Euronews Albania

Paparazzi, Slider



Me atë aureolën e saj unike, profilin serioz e zërin e paqtë, e shndërruar ndër vite si ikonë e ekranit dhe e gazetarisë së vërtetë e profesionale, Mirela Milori ka vendosur të hedhë së fundmi hapin e madh të radhës – drejt Euronews Albania, si figura e edicionit qëndror të lajmeve dhe si gazetarja që do të intervistojë çdo të dielë në orën 18.00 personalitete të aktualitetit politik, social, ekonomik e kulturor në Shqipëri. “Interview” titullohet emisioni i cili ka ngjallur që në lançimin e spotit të tij shumë kureshtje.

Mirela do të sigurohet që, ashtu si çdo koleg, në çdo program të Euronews Albania, në “Interview” të ndahen “të gjitha lajmet, të gjitha pikëpamjet”. Gazetarja Milori, një ikonë e gazetarisë, si përpara kamerave ashtu edhe në terren, shprehet entuziaste për aventurën dhe familjen e saj të re, ku e kanë pritur me shumë besim e dashamirësi. “Euronews Albania është një logo që përfaqëson denjësisht emrin Euronews”, shprehet Milori. “Kjo më dha besim fillimisht. Shoh energji, punë, lajme dhe mbi të gjitha, një filozofi bashkëkohore në menaxhim dhe aspektin editorial. Gjeta njerëz që më duan dhe po më mbështesin në idetë e mia.” Me një karrierë prej më shumë dekadash, jo vetëm në gazetarinë shqiptare, por edhe atë ndërkombëtare, si reportere dhe spikere lajmesh e “Zërit të Amerikës” në Uashington, DC, Mirela është garancia e një suksesi të paralajmëruar. Intervistat e saj, jemi të bindur, do të gjenerojnë shumë shpejt video virale në rrjetet sociale dhe tituj ekskluzivë në median online, pasi ajo di mirë si ta nxjerrë lajmin dhe t’i sjellë publikut atë për të cilën ka më shumë interes. Me atë qetësinë dhe seriozitetin që e karakterizon.



4 Comments

    1. Seshte nga terbaci po nga progonati dhe jan zoterinj! Vetem vrer nxirni! Zonj eshte dhe nga familje e mrekullueshme! Ik tani

  1. Uaàaa… e bija e Skender *SPIUNIT*piktorit ,qe ndertoj karrieren duke sakrifikuar shok mes tyre ARTIST dhe Figura te ndnderuar te Arkitektures si i madhi Maks Velo..etj. Ne cfare derenxheje eshte katandis media… qe promovon te paafte si kjo qe hane ne hijen e eterve…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *