• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kur i kap e qeshura gazetaret shqiptare në transmetim LIVE

F1, Paparazzi



E qeshura e moderatores së Vizion+, Pranvera Borakaj, teksa ishte në transmetim “live”, bëri xhiron e rrjetit së fundmi. Ajo nisi të qeshte pa ndonjë arsye pas një lidhjeje me Skype me një të ftuar dhe me vështirësi prezantoi materialin pasardhës. Por kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë në transmetim direkt.

Një tjetër moderatore e njohur shqiptare ka fituar vëmendje sot për të njëjtën arsye. Mirela Milori, një nga gazetaret e ABC News, e njohur për profilin serioz nuk e ka mbajtur dot të qeshurën nga batutat e opinionistit Fatos Lubonja që gjithashtu njihet për seriozitetin e tij.

Një tjetër moderatore e Vizion Plus, Anila Çela nuk ka mundur ta mbajë të qeshurën në transmetim. E ftuara e saj thotë se ka ndryshuar 3 herë Instagramin, sepse nuk mbante mend kodet që i vendoste, por tani e mban mend sepse ka vënë emrin e vajzës. Kaq ka mjaftuar që të nisin të qeshurat në studio.

LAPSi.al kujton që një incident i ngjashëm i ka ndodhur edhe gazetares së sportit në RTSH, Pejana Elezi gjatë një interviste direkte me ish-trajnerin e Tiranës Xe Maria. Ajo nuk e mbajti dot të qeshurën në momentin që trajneri i Tiranës përmendi fjalën “Despacito”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *