• |
ide | kryesore

Sezoni i ri/ Kush ikën dhe kush vjen në emisionet e mbrëmjes

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Disave u mbyllet kariera ndërsa të tjerë zgjerojnë hapsirat. Edhe këtë vit sezoni i ri televiziv nuk vjen pa surprizat e zakonshme qe Lapsi.al i ka qëmtuar. Ndryshimin më të madh duket se e ka bërë Top Channel, i cili e ka kaluar “Open” të Eni Vasilit 4 herë në javë, në ora 21 00. Lëvizja është bërë për të shtuar konkurencën me Opinion-in e Fevziut, duke thithur të martën dhe të mërkurën audiencën një orë para TV Klan. Por, dëm kolateral i kësaj lëvizjeje ka qenë emisioni tradicional i Topit, “Top show” i Alban Dudushit, i cili është larguar nga ekrani. Ende nuk ka asnjë njoftim se çdo të bëjë Dudushi, ndërkohë që bashkëshortja e tij, Bieta Sulo, do vazhdojë emisionin e pasdites “Ftesë në 5”.


Tërmet ka ndodhur edhe në ABC, në fillimin e sezonit të ri pas ndryshimit të pronësisë. Risia e këtij sezoni do të jetë një emision nga Baton Haxhiu, data e fillimit nuk është komunikuar ende, që do të trajtojë afërsitë dhe diferencat kulturore Shqipëri Kosovë. Nga ana tjetër, ABC i ka dhënë fund emisionit “Byro politike” që drejtohej nga Juli Xhokaxhi, e cila ka deklaruar se mënjanimi i saj është bërë pa asnjë paralajmërim.


Edhe Mirela Milori është larguar nga drejtimi i edicionit të lajmeve të mbrëmjes. Sipas disa burimeve drejtuesit i kanë kërkuar asaj të shkëputet nga TV Klan gjë që gazetarja që nuk i është ndarë kurrë medieve të Aleksandër Frangajt, nuk e ka bërë kurrë. Ajo do mbajë emisionin e mesditës në Klan dhe mendohet të kalojë në një TV të ri informativ që Frangaj pritet të hapë në platformën e tij. Vendin e Milorit në ABC e ka zënë menjëherë Jonida Shehu, e cila i rikthehet informacionit pas drejtimit të debateve kulturore.

Çudi në mjedis ka bërë mosfillimi i emisionit nga Sokol Balla në Nevs 24, ndërkohë që konkurrentët e tij direkt kanë startuar. Disa zëra pretenduan se Balla synon konkurimin si drejtor i përgjithshëm i RTVSH, por nga News 24 e përgënjeshtruan këtë info duke e argumentuar vonesën me ndërtimin e studios të re. E sigurt është se pas një kontradikte financiare me Skënder Minxhozin dhe Agron Gjekmarkajn, ky i fundit është larguar nga Real Story.

Ai që duket se do ti mungojë ekranit të Ora News këtë sezon do të jetë edhe Artur Zheji me “360 gradë”. Ndonëse formalisht i pezulluar, Ylli Ndroqi, që ka gjetur rrugët të paguajë punonjësit, nuk ka dashur ta ripërtrijë kontratën e Zhejit, si pasojë e mosmbështetjes prej gazetarit kur prokuroria sekuestroi televizionin.

©LAPSI.AL

 

 

11 Comments

  1. Duma ka ngritur një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa pretendon se qeveria e ka braktisur këtë familje dhe nuk e ka ndihmuar.

    Mirëpo gazetari Blendi Fevziu ka nxjerrë mbrëmjen e djeshme bllof ish-deputeten, pasi tha se ka konfirmuar që familja Cakoni ka marrë një banesë nga qeveria dhe djalit të Manjolës, Alesios, i është siguruar një bursë studimi.

    1. Gënjeshtër, Duma tha të vërtetën.
      As shtëpi (vetëm një premtim) as financim (as sa vlera e gjyslykeve të Zahos)i mjaftueshëm.

  2. Per te dal blof duhet te tregohet kur esht ber kontrata dhe dhenia e burses djalit perpara daljes vidjos nga Duma a po pas daljes vidjos kete nuk ekonfirmoj drejtusi emisjonit

    1. Hidhe televizorin ne rruge, perpara beji nje Urine te mire pastaj shkele me ndonje mjet ose gjuaji me ndonje gje te forte.

      Televizor eshte bote e vjeter plot me genjeshtra e mashtruesa te te gjitha llojeve.

  3. Me qëllim lajmi e anashkalonte fare emrin e Lulzim Bashës, si për të provuar se kryetarin e opozitës vazhdojnë të mos e marrin seriozisht në dhomat e errëta të opozitës shqiptare. Aty ku vendimet i merr dyshja Berisha-Meta, aleanca më e vjetër politike e tranzicionit shqiptar. Në njërën anë, Berisha që thotë se do të jetë në parlament edhe pas vitit 2021, pavarësisht komisionit qesharak Nishani, në anën tjetër Meta që sondon terrenin për të njoftuar bazën dhe gjithë të tjerët, se s’ka asnjë mëdyshje për prezencën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pavarësisht pozitës së kryetarit të shtetit.

    Asnjë përgënjeshtrim nuk erdhi për lajmin në fjalë nga Presidenca, e cila zakonisht reagon edhe kur bën golin e rradhës Celtiku. Pyete griden ti loqe

  4. Ti besosh mandatdjegurve të SHQUP-it tek të servirin “parajsën” kur ata të marrin pushtetin, ti besosh edhe njëherë votën atyre që braktisën Parlamentin dhe bashkitë, dhe nuk lanë institucion pa lyer me molotov, është lajthitje. Por ky popull, po e sheh me sy dhe dëgjon me veshë, ç’ka po ndodh me partinë e atyre që mburren se “ne sollëm demokracinë”, me partinë e milionerëve dhe mëkatarëve të pandëshkuar, ç’ka po ndodh me partinë e dhjetoristëve të ’90, e cila është katandisur në pronë private të Doktorit, Lulzimit dhe oligarkisë së tyre.

    Baza e Partisë Demokratike sot, janë montazhierët e CD-ve, rojtarët e babaleve, dhe bërrylësit e listave të Lulzim Bashës. Fati dhe e ardhmja e asaj partie është paracaktuar tashmë. Do të qëndrojë gjatë në opozitë, dhe do të merret gjatë me CD të reja. Madje pas zgjedhjeve të 2021, të tilla gjëra, ata do ti bëjnë edhe njëri-tjetrit, mjafton të shtyjnë me humor vitet e mbetura në politikë.

  5. pas vitit 1997, nuk do të duhej të ishte më në politikë, i duhej ndaluar me ligj; pushteti i tij la pas vetes më shumë se 3 mijë të vrarë. E jo vetëm aty.

    Mburret se është njeri i Kanunit, pasi vjen nga një fshat i Tropojës, e la pas vetes vetëm në Tropojë më shumë murana se i gjithë regjimi i Enver Hoxhës. Mburret se në ’91 solli mendimin ndryshe dhe rrëzoi komunizmin përmes protestave dhe demonstratave, ndërkohë u bë vrasës i demonstruesve me duar në xhepa përballë zyrës së tij. Tentoi të mashtronte si përherë e t’ua faturonte vrasjet të tjerëve, por u demaskua me prova, e pas kësaj doli hapur dhe u mburr se do të kishte vrarë edhe 330 të tjerë.

  6. 1995 – Eduard Selami kërcënohet me jetë dhe strehohet politikish në SHBA ku jetoi 15 vite.

    1998- Azem Hajdari vritet në oborrin e Partisë Demokratike, pasi i ishte hequr 2 herë imuniteti dhe mandati deputetit nga partia e tij.

    2006- Zv/Kryeministri Gramoz Pashko disa herë kandidat për kryetar PD vdes në aksident pasi helikopteri që e shoqëronte të plagosur përfundon në det me gjithë djalin e tij 20 vjeçar.

    2013- Sokol Olldashi ndrron jetë në një aksident rrugor, pikērisht dy muaj pas kandidimit pēr Kryetar të Partisë Demokratike.

    Azem Azem nuk je vetëm. Rradha është e gjatë! Tokë e Xanun. E ka xan Lulzmi por ti se ke njohur aspak sepse ai në atë periudhë shpenzonte paratë e George Soros në Hollandë.

  7. Kujt po i plas se kush do jete e kush nuk do jete, ne emisionet e mbremjes : te gjithe legene qe i lepihen qenqeverise, masturbues, te pa kulture, te shitur! Bande legenësh e legenesh!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu