• |
ide | kryesore

Shiste në rrugë sende kontrabandë të markave të shtrenjta, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi shiste në rrugë sende të markave të shtrenjta me çmime fiktive dhe pa faturë. I riu u kap në flagrancë në rrugën “Reshit Çollaku” ndërsa iu gjetën 25 ora dhe dy stilolapsa të markave të shtrenjta, të cilat dyshohen se ishin të kontrabanduara.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të punonjësve të Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë, që mbulojnë zonën ku shiste 30 vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.



2 Comments

    1. Ndërkohë vërdallë qarkullojnë me nder teje, këta investitorët strategjikë që e kanë bagazhin e makinave plot e përplot me Euro. Dikë do kapë edhe policia se ndryshe ku do e tregojnë që po punojnë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *