• |
ide | kryesore

Shiste drogë afër shkollave, vihet në pranga i riu në Vlorë

Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për shpërndarje droge në afërsi të shkollave të qytetit bregdetar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E.K.

Njoftimi i policisë:

Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave. Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Sekuestrohen 50 doza lënde narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në afërsi të universitetit, në lagjen “Pavarësia”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në 50 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të shkollave të qytetit, kryesisht pranë universitetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *