• |
ide | kryesore

Arrestohet 32-vjeçari në Durrës/ Shiste doza kanabisi në hotele

Lajme, Të fundit
Pogradec, Policia, Sherr për prona në Prrenjas, goditet me sende të forta 40-vjeçari



Policia e Durrësit ka arrestuar një 32-vjeçar i cili shiste doza kanabisi në hotele të ndryshme të qytetit.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë Abdyl Kacaca, banues në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Operacione të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të drogave të forta, gjatë sezonit turistik.

Finalizohet pas një hetimi disajavor, operacioni policor antidrogë i koduar “Dealer”.

Shiste doza të lëndës narkotike kokainë, në hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, 1 automjet dhe 1 celular.

Si rezultat i një hetimi disajavor, të ndjekur me metoda speciale, nga Policia dhe Prokuroria e Durrësit, në vijim të punës intensive gjatë sezonit turistik 2023, kundër krimeve në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Dealer”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë shtetasi:

A. K., 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi A. K. siguronte dhe shiste në hotele të ndryshme të qytetit të Durrësit, doza të lëndës narkotike kokainë. 32-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje, 1 automjet dhe 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. Jane nxenesit e trajnuar nga Viola Doko e cila jeton ca ne Belgjike e ca ne Durres.Femer e degjeneruar ka qene e keshtu ka ngelur.Kamuflohet nepermjet ca shkrimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *