• |
ide | kryesore

Tragjedia në Korçë/ Djali gjeti nënën dhe motrën të vdekura në banesë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kamëz, Korçë



54-vjeçarja Ornela Vangjeli u gjet pajetë në banesë së bashku me nënën e saj në Korçë.

Mësohet se 54-vjecarja ishte edukatore në fshatin Vithkuq dhe se ka qenë djali të moshuarës, 74-vjeçares Eleni Vangjeli, që i ka gjetur në banesë. Ai jetonte në Greqi dhe pasi nuk i janë përgjigjur, ëshë nisur në për në Shqipëri ku i ka gjetur pajetë.

Mësohet se nënë e bijë jetonin bashkë në këtë banesë, e moshuara ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte. Për nënën kujdesej vajza e saj.

Sipas policisë dyshohet se vajza e saj mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi reagimi. Nga grupi hetimor bëhet e ditur se banesa ishte plotësisht e mbyllur nga brënda. Sipas grupit hetimor të dyja kanë pësuar vdekje natyrale, teksa dyshohet se e para ka ndërruar jetë vajza.

Ndërkohë për nënën dyshohet se lënia pas dore e medikamenteve ose ndonjë rrethanë tjetër që lidhej me shëndetin e saj mund ti ketë shkaktuar vdekjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *