• |
ide | kryesore

Ekzekutohet biznesmeni grek

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një biznesmen grek është gjetur i vdekur në makinën e tij, pasi ishte qëlluar me kallashnikov.

Ai u gjet në Mandra brenda makinës së tij, së cilës autorët i vunë zjarrin me qëllimin për të zhdukur çdo gjurmë.

Sipas mediave greke, në fakt autorët kanë qëlluar me kallashnikov teksa makina ishte në lëvizje, në rrugën “Agias Aikaterinis”.

Viktima është biznesmeni Christos Gialias, i cili ishte aktiv në tregtinë e mishit, ndërsa në të kaluarën ka qenë i përfshirë edhe në administrimin e një ekipi futbolli.

Nëse vërtetohet se viktima është vërtet biznesmeni i caktuar, çështja komplikohet edhe më shumë, pasi edhe gruaja e tij është vrarë.

Policia greke ka nisur hetimet për kapjen e autorëve që u larguan me motor. Automjeti është gjetur në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra dhe zjarrfikësit kanë tentuar të shuajnë zjarrin në vendngjarje.

Pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda mjetit u gjet një kallashnikov, i cili vlerësohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit. Pak metra më tutje është pikasur një tjetër makinë e djegur, me gjasë e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *