• |
ide | kryesore

Berisha: T’i japim duart njëherë e përgjithmonë këtij regjimi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha në mesazhin e tij të përnatshëm nga dritarja e banesës sulmoi sistemin e drejtësisë. Teksa ndodhet në arrest shtëpie, Berisha tha se drejtësia nuk ekziston, por edhe serviret në mënyrë tragjike.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të guximit, të idealeve më të larta njerëzore. Ju përshëndes përzemërsisht, përulem para jush me mirënjohjen më të pakufishme dhe nderimin më të madh. Ky regjim shkatërroi Shqipërinë më shumë se çdo pushtim tjetër. Një regjimi që me politikat e tij, vjedhjet e tmerrshme, dhunimin e votës dhe të drejtave të njeriut, de facto përzuri nga Shqipëria, shqiptarët sa asnjë pushtues tjetër nga Shqipëria. Protesta juaj është një thirrje nga thellësitë e shpirtit tuaj fisnik për çdo shqiptar, o sot o kurrë, të marrim në dorë fatin tonë.

Qytetarë dhe qytetare shqiptarë, o sot o kurrë të marrim në dorë fatin tonë. Sot ne jemi qytetarët me të drejta të mohuara.

Sot ne jemi qytetarët, të cilëve qeveria u kontrollon votën dhe vullnetin. Sot ne jemi qytetarët, që me votën tonë nuk flasim më.

Sot ne jemi qytetarët, të kontrolluar njëlloj si një diktaturë. Drejtësia nuk ekziston. Jo vetëm nuk ekziston, por në mënyrën më tragjike serviret në një akt të tmerrshëm korrupsioni si model- drejtësi, si suksesi i sukseseve, si arritja e arritjeve.

O sot o kurrë, çdo shqiptar duhet të ngrihet të marrë në dorë fatin e tij sepse ai është qytetari më i vjedhur jo i Europës, por i planetit.

Miqtë e mi, kemi folur çdo ditë për vjedhjen e shekullit, për djegësin e Tiranës, që gjer tani ka gllabëruar në kompaninë Rama-Veliaj 130 milionë euro dhe nuk ekziston as nam as nishan. Kemi folur për sterilizimet, që kushtojnë 83 herë më shumë se sa para fillimit të tyre. Për check-upin, për një seri vjedhjesh të tjera.”, tha Berisha.



2 Comments

  1. ‘Ky që bën mbrojtësin e Sali Berishës sot ishte prokurori i Fatos Nanos. Nuk ka të ngjashme.

    Fatos Nano banon në një apartament. Kjo është diferenca midis Nanos dhe atij.

    Këtë po e konsiderojnë ‘non grata’. Ndërkohë Fatos Nano nuk pati asnjë nga këto.’Dhe te vij regjimi i ri kriminal salih karaxhic berisha

  2. Kur ne shtator 2022?
    Ne nentor 2022?
    Ne shkurt 2023?
    Ne maj 2023🤣🤣🤣
    Jo ne shtator 2023.
    Me.mire ne nentor 2023.
    Ne dhjetor data 30.😭🤣😭🤣🤣😭😭😭
    Jo jo ne janar 2024. Ftoht
    Ne 20 shkurt me mire. 🤭🤭🤭

    Hajde pastaj e mos u tall me kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *