• |
ide | kryesore

Sherr në burgun italian, të dënuarit shqiptarë përleshen me nigerianët

Lajme, Të fundit



Një përplasje mes të burgosurve shqiptarë dhe nigerianë ka ndodhur në burgun e Sollicciano në Itali. Policia italiane bën me dije se si pasojë e përplasjes kanë përfunduar në spital pesë oficerë burgu, ku dy prej tyre rrezikojnë të humbasin shikimin. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, por autoritetet e kanë raportuar sot.

Sherri ka ndodhur ndërkohë që të burgosurit ishin paraqitur për vizita mjekësore. Mes tyre ka patur një debat, por policët e pranishëm kanë mundur të shmangin kontaktin fizik. Më pas të burgosurit shqiptarë u kthyen në seksion dhe prisnin mbërritjen e të burgosurit nigerian. Sapo ka mbërritur ky i fundit është sulmuar nga shqiptarët. Pasi arriti të shpëtojë ai shkoi në seksionin e ti dhe i ka treguar bashkëatdhetarëve. Me të dëgjuar lajmin, të gjithë të burgosurit nigerianë u organizuan për t’u hakmarrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *