• |
ide | kryesore

Jorida Tabaku replikon me Lapsi.al/ Më sulmojnë se mendoj ndryshe

Lajme, Të fundit
jorida tabaku



Nuk më ka ndodhur që t’i jap përgjigje një media mbi një shkrim të shkruar në lidhje me mua. Por mendoj ta thyej këtë, thjesht për transprencë.
Lapsi.al ka shkruar dy profile për mua, të parin në vitin e largët 2018 ku vlerësonte faktin që kam guximin për të denoncuar oligarkët me emër edhe mbiemër në një kohë kur kërkohej me ngulm diçka e tillë nga opozita. Ndërsa profili i dytë ka qenë ky i publikuar sot ku mungesa ime në mbledhjen e përbashkët të grupit të deputetëve u konsiderua si simbol i absurditetit.
Që prej shtatorit 2021 kur në PD nisi një përplasje me reperkusione të thella në gjithë strukturën e partisë, kam qenë e qartë dhe konsistente në përpjekjen për të mos ndarë bazën e partisë për t’i dhuruar kundërshtarit një opozitë të dobët. Teksa media i frynte zjarrit të një përplasje të dhunshme me titujt që ofronte, bashkë me kolegë deputetë kemi pasur guximin të zbrisnim në bazë duke takuar këdo për të kërkuar pikërisht këtë unitet që është jetik për opozitën.
Lexo me tej:

Profil/ Jorida Tabaku si simbol i absurdit të një pjese të PD 

I kam qendruar kësaj vije dhe bindje me mund dhe në heshtje pa ndonjë heroizëm pasi atë parti politike e njoh mjaft mirë. Si një person i dalë nga strukturat e asaj force politike që më ka dhënë shansin të kuptoj dhe se si duhet ta bëjë fushatën elektorale dhe si ta ndjej humbjen dhe fitoren. Kjo më ka ndihmuar jo pak për të qenë në krye të detyrës duke trokitur në çdo derë për të kërkuar votën.
Megjithëse produkt i asaj force politike, nuk e kisha menduar kurrë që do të arrinim në pikën ku linçimet publike ndaj njëri tjetrit do të jepeshin në media, nga foltoret e kuvendit të Shqipërisë apo dhe studiot televizive. Nuk e kisha menduar asnjëherë që mazhoranca të kishte luksin që të tregohej cinike ndaj nesh dhe të nënqeshte teksa sulmoheshim personalisht mes njëri tjetrit.
Ndoshta jam gabim, ndoshta jam mirë po kjo beteja për te sulmuar këdo në opozitë me “laps” në dorë na dëmtoi të gjithëve megjithëse jam treguar e kursyer me fjalën më shumë se shumë të tjerë.
Ndoshta prapë jam pakicë e mund të duket absurd që me 8 janar zgjodha të mos jem. Megjithëse brenda në PD ishin koleget e bashkëpunëtorët e mi, e jashtë ishin po kolegë e bashkëpunëtorë të mi se konceptoja dot më dukej absurd që demokratët te ziheshin mes vedit.
Ndoshta lapsit, idhtares se djegjes së mandateve, gabimit më të madh të PD, mund ti duket gjuha e ndryshme, por kam mbajtur të njëjtin qendrim si në Tiranë ashtu dhe Washington: PD ka fituar me forcën e fjalës jo të dhunës; PD nuk e ka betejën me SPAK; PD nuk fiton asgjë nga flaka në kuvend sepse na ka nxjerrë të gjithëve nga përballja politike e mendoj se sot më shumë se kurrë na duhet përballja politike.
Si dje si sot mendoj se djegia e mandateve, mos pjesmarrja në zgjedhjet vendore të vitit 2019, agravimi i sjelljes në kuvend ku goditja me duar qe më e dobishme se sa argumenti me fjalë apo retorikë, janë gabime. E të gjithë faktet dhe sondazhet dëshmojnë që pikërisht këto sjellje dhe gabime strategjike kanë qenë mallkimi i opozitës në Shqipëri. Tragjedi të parathëna nga shumë kolegë që në heshtje ndoqën masën e demokratëve të fryrë artificialisht nga retorika por edhe një pjesë mediatike që shtynë në ekstrem duke larë duart më pas si Ponz Pilati për dështimin.
Sikundër edhe e kanë dëshmuar xhanëm në sjelljen ndaj kolegëve të mi. Fjala vjen miku dhe kolegu im Gaz Bardhi deri më dje ishte Gaz Brava i dyshes Basha-Bardhi ndërsa sot për to është z. Bardhi i mirë që u bashkua. Përse ky ndryshim? Me siguri ndonjë reflektim mediatik më shumë se sa centrim editorial për arsye të tjera.
Me shumë vështirësi po përpiqem ti flas njerëzve se cfarë po ndodh me ekonominë, cmimet, ligjet e shumë të tjera e media si Lapsi nuk i reflektojnë qëndrimet opozitare të miat, por janë gati me laps në dorë të sulmojnë pse mendoj ndryshe.
Për dy vite me radhë teksa në media konsumohej tragjedia e Partisë Demokratike, vendosa të bëj atë që di më mirë; me pak fjalë t’i përkushtohem punës si deputete. Në vitin 2018 thuajse asnjë media nuk publikoi interpelancën time për inceneratorët.
Shumë media, refuzuan të pasyqrojnë lajmet për inceneratorët duke na shumëzuar me zero. Më shumë lajme kishte në to për akuzat që kolegët e mi bënin karshi meje dhe komisionit hetimor se sa për faktet që Komisioni Hetimor nxorri në pah. Më shumë lajme kishte për ata që më akuzonin se unë e kisha me gjasme atë komision hetimor se sa për provat dhe faktet që njerëz që sot gjenden përpara drejtësisë i thanë përpara komisionit.
Ndërkohë që sot deklarajonë është beteja e vetme e fituar e PD pas 2021.
Nuk ka dy të vërteta; ka një e cila duhet të jetëe qëndryshme në kohë.
Po, jam në një situatë të vështirë, të gjithë jemi në situatë të vështirë, por mendoj që së pari as duhet të intimidohemi, as të tërhiqemi nga ato që besojmë; as të presionohemi pse botuesit kanë një mendim e duhet patjetër të gjithë të mendojmë e veprojmë ashtu!
I shkruaj këto rreshte as me mllef e as me neveri, ashtu siç ka shkruar Lapsi, por me ndërgjegjjen që një rrugë e vështirë na pret përpara; por jam e sigurtë se rruga e PD për t’u bërë alternativë politike është tek ideja, tek fryma, tek besimi dhe tek parimet; kurrsesi që në Shqipërinë e 2024 të mendojmë se do arrijmë diçka duke sulmuar këdo që mendon ndryshe!
Pas 14 majit 2023, rezultatit katastrofik në çdo kuptim u kam kërkuar kolegëve të mi demokratë të grupit parlamentar, të z. Berisha edhe të krahut të z. Basha që të shkojmë në zonë dhe të analizojmë votën në çdo kuti. Pasi ne kemi dështuar që të jemi një forcë elektorale dhe të punojmë si një parti elektorale me rezultate konkrete në çdo kuti e qendër votimi. Por, i jemi futur një lufte civile që nuk na ka bërë më të mëdhenj por na ka zvogëluar në këto ndasitë tona që qytetarëve u duken qesharake, ndërkohë që pushteti abuzon e vjedh.
Kam kërkuar të kemi një bashkim që nuk është as mekanik, as dorëzim me kushte por një bashkim që vjen natyrshëm nga një analizë e demokratëve që në 2021 pësuan humbjen e dytë të madhe dhe ende nuk e kemi kuptuar përse. Kam kërkuar një reflektim duke parë nga vetja me një tur dëgjesash jo për të konfirmuar emra por për të kuptuar realisht se ku ka çaluar PD-ja. Kjo pasi mendoj që kriza e sotme nuk është thjesht një krizë emri. Më së shumti mendoj që kjo është një krizë idesh, organizimi dhe filozofie drejtimi që ka kapur partinë më të madhe në opozitë.
Nëse PD nuk e ndryshon veten e saj për t’iu përshtatur modernitetit dhe ligjërimit që kërkojnë shqiptarët. Nëse kjo forcë politike vazhdon të mbetet në krizën e një partie që përsërit fjalimet e 3 dekadave me të njëjtën stil dhe leksik nuk do të jetë kurrë një forcë që do të përthithë nevojat e një Shqipërie që lëngon. Nëse motoja e PD mbetet lufta kundër SPAK atëherë jemi ende në krizë. Se kemi betejën me askënd por me kundështarin.

Tabaku në VOA: Nuk jam dakord me kaosin në Kuvend dhe sulmet ndaj SPAK 

Mbase shumë demokratë kanë hequr dorë, detyra ime për sa të kem fuqi është t’i ftoj ato në këtë forcë për të ndërtuar diçka ndryshe. Për një PD ashtu siç e meritojnë qytetarët, shumica e heshtur që ka zgjedhur të mos përzihet në sherrin brenda shtëpisë. Shumica e heshtur që ka zgjedhur të mos jetë palë me askënd që nuk ofron një alternativë të sinqertë për të dalë nga ky batak.
Nëse flasim për këtë bashkim jam këtu e pranishme! Ndoshta pikërisht ky bashkim mund të duket absurd por nëse flasim për një alternativë të tillë atëherë ne jemi në rrugën e duhur për t’i ofruar shqiptarëve një alternativë të besueshme përballë regjimit aktual.
Marre nga Facebook i deputetes Jorida Tabaku 



31 Comments

  1. Jorida, pa e zgjatur shumë, ti je një politikane konfuze që nuk kupton se nga ju vjen e keqja. Gabimi jot themelor është një qëndrim i butë ndaj tradhtarëve në PD si Basha, Alibeaj e kompani. Dhe tjetra, një indiferencë e jotja ndaj Berishës pavarësisht se ai ka gabimet e tij. Ju duhet si bllok të dilni në mbrojtje të doktorit sepse ajo që po bëhet ndaj tij është gjueti shtrigash nga Rama për zhdukjen e plotë të asaj pak opozite që ka ngelur. Vijnë me rradhë punët, ne fillim doktori e Meta pastaj juve të gjithë.

    Nuk e di ndoshta ka interesa të tjera personale në qëndrimin tënd politik, por gojët flasin. Kjo gjë duhet sqaruar mirë.

    E fundit, shoqërimi juaj me ish ambasadoren amerikane dhe Eskobarin është një shenjë shumë e keqe, ata janë sorrosianë antishqiptarë.

      1. Po kujt i duhet mendimi i saj ” ndryshe” i cili vjen era m……t,ka 8 vjet qe vjen verdall rri te bytha e gomar luldhimit dhe kujton se eshte figure udheheqese.
        Dil e provoje se sa te respektojn demokratet pordhet neper ekrane nuk i hyjn ne pune askujt,shqiptaret kane ngren aq fasule sa po ju ikin pordhet litare dhe jo te degjojn mendimet e dhime te kesaj gruas qe flet shume por nuk thote asgje🤮🤮🤮

    1. Po ça reagimi ka bere as mish as peshk

      Jo jam jo sjam

      Jo basha jo bardhi jo berisha

      Tabak pa terezi

      Me komisionin e kimetes qe mezi beri dy gjera nga kimetja për fasadë po thotë që e beri ajo, jo ti e beri kimetja për fasadë ti ishe kukull që nuk arrije të shprehesha swpse nuk je për atë punë të vunë për të llap sot, të vunë se e dinin qe ishe kot , ku talli koqet rama dhe veliaj fap e fap e faaaaap
      Por me bukura thote që kanë krizë në pd , kur kjo eshte e paperfillshme për të.gjeneruar
      takime me 5 veta , jo më rrymë a frymë, kur menjanëqendrimi i shkon për shtat kur nuk i thotë të verteten qe duhet.

      Varikarse komplet

      Sot kriza eshte e demokracise se shkerdhyer se ramës me kuvend dhe shtet cirk me drejtesi me regji dhe vjedhjen masive, droge narkobandeshtet , 100 mijë votat e tom doshit qeë tëqi robt kjo i konsideron krizë te demokrateve
      Në fakt demokratet janë të gjithë te bashkuar dhe vetem deputet kishin mbetur qe spo dinin si te gelltisnin debilizimin dhe bythqirjen e bashes qe i keqperdori.
      Kjo po rri mënjanë me raport si basha në gjykatë
      Varikarse dhe reagim varikars

    2. Je shum kaps o femer.. Pa stil, pa ide , pa thelb..Ik shijo milionat dhe liro karrigen. Ose ne te kundërt hajde perballu me bazën qe nuk te honeps dot

    3. Ti mendon si një gjeldeti…
      Si ato voteshitesit qe shesin voten sa nje pulë.
      Ti dëgjon sa një dërr i egër kur j’a jep mëndja të kalojë shinat e trenit….
      Dhe treni i bie borisë … kot.
      Ti ke turp aq sa kanë patronazhistet e shkërdhyer nga te gjitha vrimat!!!
      Shko bëj ndonje punë tjeter cfarëdo….
      Merr malet alpinizem….
      Por mos u përqyrros mê me këto logodiarre si lulebushtra dhe alibajga &co.

  2. Jonida dhe cdo Jonide duhet ta dije se mandati qe kane si depudete nuk eshte i tyre por i

    atyre qe e kane votuar, se zeri dhe qendrimi i tyre duhet te jetet zeri dhe vullneti i elektoratit

    qe i ka zgjedhur. Ajo duhet ta dije se kur nuk perfaqeson vullnetin e qytetareve qe e kane

    votuar, ajo eshte vetem qytetarja Jonide e lire ti atashohet cdo subjekti popitik apo cdo ideje,

    por pasi te dorezoje mandatin e depudetes.

    1. Qartesisht populli demokrat pa pikë interesi dhe pushteti ka zgjedhur Prof.Dr.Berishen.

      Jorida është konfuze me vetëdije.

      Karakter i dobët. Dhe flet kjo që ka qene tere kohen me pushtet, zv ministre, zv kryetare bashkie, 3 here deputet dhe eshte ende konfuze, por me vetedije konfuze!

      Si e shpjegon ti?

  3. Meqense nuk e kemi me SPAK luften ,meqense flet per gabim leksiku dhe ndryshim te tij,ke ndonje ide apo kerkese publike per bashkepunetoret tuaj te afert,po te afert fare,qe tmos behen pale me regjimin kriminal te edvin rames ?
    Ke kerkuar apo do kerkosh publikiaht te sqarohen disa akuza publike te perfshirjes se Braves ne aferw korruptive,para te pista ruse apo eko parkun ?!
    Te ka djegur pak komentet,fol per pozicionin e Bashes dhe votat e tij krah pushtetit ?!
    Ke kerkuar ndjese per mosmirenjohjen ndaj Sali Berishes ?
    Opozita eshte perballe pushtetit,SPAK bashkpunon me regjimin,fare qarte eshte ne vareso te PS,pse nuk keni denoncuar 5.2 ml euro qe ka marre Zoto per nje projekt qe nuk ka ndodhur kurre,pse nuk e keni denoncuar kurre ate projekt,eshte ne qarkun e Durresit.
    Pse nuk je shprehur per anashkalimin e Kushtetutes per Arrestin e Sali Berishes,eshte thjesht person ne hetim,apo nuk ta ze goja ?!
    Shqiperise i duhenburra e gra qe kane dinjitet,force e argumente dhe qe perballen me rregjimin e jo freskuese te rregjimit e veglave te tij.
    Nuk eshte koha e gjizes dhe qofteve por e perballjes kudo e kurdo me te keqen dhe eja bashke me ata qe protestojne,behu pale kunder krimit dhe bandave e strukturave kriminale qe drejtohen nga Qeveria Rama.
    Nese nuk ke kellqe,rri se je mire,sodite natyren shkruaj poezi e ha ndonje gje te mire se dhe porosi e Braves eshte te mos ju fyejne e shajne ne fb,keshtu ka porositur brava leshtoret qe ka pas !!!!

  4. Kjo më nxjerr mallin e asaj që ishe qëmoti-Majlinda Bregut-në fillim ishte partizane e flaktë mbronte parimet e -PD-së sa i dhanë një kockë për të lepirë ande nga-ç’integrimi-e mbylli grykën edhe kjo zonjë.

    1. Jo ore mkeshtu eshte? Majlinda ishte shume e pergatitur, edhe pse ishte kundershtare e Pozites, por qe te kesh sukses ne politiken e jashteme,duhet nje njeri i pergatitur, pavaresisht kujt krahu polik sepse ne politiken e jashteme nuk i sherben partise, por vendit, prandaj shikoje drejt edhe foli per ate qe ka

      1. E kisha fjalen per komentin me lart. Majlinda kundershtare e pozites??? Nuk me duket, ishte mikeshe per koke me Vlahutinin.

  5. Jorida, opozitarizmi i haviarit dhe i shampanjes nuk eshte opozitarizem real. Nuk mund t´i kesh te dyja duart njeren ne bakllava tjetren ne kadaif. Duhet perkushtim dhe sakrifice, kapercim i vetvetes duke pranuar dhe pasojat negative. Nuk me duket se ke kete predispozicion. Pozicioni yt me duket oportunizem politik. Fotoja me Kimin dhe Escobarin nuk te jep kredibilitet, as vota.

  6. Cohuni burra. E ta telendisim. Kete shushken qe mendon ndryshe.
    Po u bere ti moj.
    Po pse moj sorre. Duhet te mendosh ti.
    Mendon baba per ty dhe per ne.

      1. Me deputete si Jorida eshte katandisur opozita.
        Gjithe familja e farefisi is saj jane te nepunes te Edi Rames e te Bankes se Shqiperise. Meqe ra fjala merrni nje liste te punonjesve te Bankes se Shqiperise do habiteni se sa hypokrite jane keta tipa. Keto jane politikane portalesh, ne te vertet jane pjese e regjimit.
        Mjere per kete vend ku ka perfunduar!

  7. Nuk e mora mundimin ta lexoj deri ne fund shkrimin pasi qe ne hyrje me duk llo llo. Zonja, dhe shume si ajo/ata jane shembulli me domethenes sesi njerez pa asnje vlere/apo pa ndonje cilesi te dallueshme behet deputet/e apo behen pjese e kabinetit qeverises apo zgjidhen ne institucionet qendrore te shtetit.
    Nga te gjithe ky grupi “parimor” qe u rreshtua kunder Berishes dhe pro ShBA-se lidhur me non-graten, vetem Tomor Alizoti ka mbajtur nje qendrim vertet parimor dhe te pranueshem nga cdo anetar i PD-se dhe me gjere. Kurse keta qe jane kthyer ne gjirin e partise apo aq me teper ata qe jane me partine zyrtare jane thjesht mbushje pa asnje vlere politike e aq me shume intelektuale. Berisha mund, dhe ka, 1001 mekate dhe gabime ne lidhje me qeverisjen e shqiperise dhe drejtimin e partise, por askush nuk mund te dale kunder anetaresise kur vete ata mbeshtesin Berishen pet drejtues te PD.
    Fatekesqisa e Shqiperise eshte se njerzit me vlera/intelektuale qe mund te benin ndryshimin cilesor per vendin ose nuk afrohen ose nuk i duan pjese te partise dhe me tej pushtetit.
    Ne menyre te vecante kete dekade shqiperia eshte qeverisur nga halldupe injorante, thellesisht te korruptuar, imoral, jo vetem pa ndonje vlere intelektuale/profesionale por madje as pa diplome te shkolles se mese dhe biles, ne shume raste me kartele penale *I denuar*.

  8. Jorida arsyetimin e ka te mire per te kaluaren skandaloze te PD por problemi qendron se sot ajo duhet te vendos me ke do jete dhe alternativa sot jane Berisha ose Basha. Njera mundesi eshte dhe kandidimi me ndonje parti tjeter ose vetem. Kohen e ka te kufizuar duhet te vendos. Ose ndryshe te krijoje nje OJQ

  9. shkrim i perkryer. Per sa koh opozita apo dhe parti te tjera si PS apo LSI, apo particka identifikohen me nje person dhe jo me ide apo program si ndodh ne vendet normale, per sa koh ska byth njeri te sfidoj kohkryetaret ne gare (behen kot), nuk ka per te patur demokraci. Demokracia vjen nga baza, po spati neper parti ska as ne shtet, se eshte pun mentaliteti. Rama apo Sala u bejn rreshtore te veteve, si garnizone ushtarake dhe jo si parti ku njerezit flasin per ide, me gjasme. Jan si klonet e PPSHse. Skemi dhe shum faj, kemi shum pak histori per kultur shteti demokratik. Do kohe kjo pun, duhen kaluar ca faza.

    1. Po mire ata demokrate qe mendojne ndryshe nga ju dhe jane shumice dhe mbeshtetin nje non grata, nuk kane te drejte te kene mendim ndryshe? Apo vetem paria ka mendim ndryshe?

      1. sigurisht qe kan. Po kjo sdo te thot te mos pranosh mendimin e te tjereve. Megjithate partia nuk mund te identifikohet me nje individ, pasi do te thot qe kur te mos jet me ai individi sdo jet me as partia.

  10. Pd eshte parti më de normale ku jorida eshte dakord me ata qe i japin bar demokrateve

    Dhe nuk i ka shku elektorati te shpia ta felliqi 100 here ne ditë.

    Por e ke nggaterru me ramën qe vjedh vete dhe pastaj i hudh te skapi shokët e vet.
    Dhe te gjithe rrinë sus, ka dalë nonje nga ministrat apo sekretaret e partise ti thotë gjë ramës ?

    1. Mendon ndryshe por problemi është që mendimi ndryshe përkon me Ramën e rilindjen dhe me Bashën.
      Do t’a pranoja dhe atë mendim të shprehur në grupin parlamentar dhe ajo të ishte pjesë e saj dhe e këshillit kombëtar.
      Nëse ajo vazhdon të vegjetojë duke qenë zar i lirë dhe duke shijuar udhëtimet në Amerikë duke u bërë pjesë me firmën e kryetares së kuvendit e sigurisht me pëlqimin e Ramës e duke bërë foto me Eskobar e Jurin, atëherë mendimi ndryshe është në shërbim të vetvetes duke ëndërruar kushedi çfarë dhe të Ramës.

  11. Jorida dhe Luli Basha jane si mishi me thoin, mos krijoni iluzione se ajo do bashkohet me Bardhi-n apo Rithemelimin! Thjesht duhet qe PD e bashkuar tashme duhet te shkoje perpara pa produkt-pengjet e shpifur te Bashes pavaresisht sesa afeksion mund te keni patur per disa prej tyre! Jane figura te djegura, pazarxhinj qe nuk kane asnje lidhje me popullin shqiptar! Teatri i tyre psiqik alla Franz Kafka qelbet era plehra, sic jane! Bashke me kete zonjen .. bipolare!

  12. Nëse PD nuk e ndryshon veten e saj për t’iu përshtatur modernitetit dhe ligjërimit që kërkojnë shqiptarët. Nëse kjo forcë politike vazhdon të mbetet në krizën e një partie që përsërit fjalimet e 3 dekadave me të njëjtën stil dhe leksik nuk do të jetë kurrë një forcë që do të përthithë nevojat e një Shqipërie që lëngon. Nëse motoja e PD mbetet lufta kundër SPAK atëherë jemi ende në krizë.Maloke cecene shpellkare te salihut urdherin e zbatuat e bete cope nje grua qe deri dje i lepinit bythen,maloku ne qytet kombi ne rrezik

  13. Ne fakt as nuk e mora mundimin te lexoj gjithe logorene tende justifikuese Jorida por ajo cka kapa ne pak rreshta eshte qe ky reagim i joti eshte fiks si ty. Thjesht fasade pa asgje brenda. Ti flet per takime ne baze ku sqaron demokratet? Kush ka punuar me ty ne degen 8 e njeh mire mosperfilljen tende prej diktatoruceje te vogel ndaj atyre qe sakrifikonin nga koha e tyre per te mbeshtetur ty ne fushate. Nuk beje as 1 telefonate falenderuese te nesermen e zgjedhjeve. Kush ka punuar ne Bashkine e Tr e njeh mire arrogancen tende ndaj te gjitheve. Ti je thjesht faqja tjeter e mesalles se Lulit thjesht mundohesh te ruash aparencat. E di fare mire dhe ti qe as Juri e as Eskobari nuk te bejne deputete ne 2025 . Dhe ne fakt me mire sepse PD nuk i duhen femra si ty te etura vetem per interesat e tua personale. Personalisht shume me respekt kam per Pampurin sepse ajp eshte vetvetja dmth 1 kamikaze e Lulit dhe kaq. Kurse ti? Ajo qe ke qene gjithmone vetem aparence dukje me nje brendi boshe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *