• |
ide | kryesore

Yuri Kim zbulon se kë do të takojë Blinken në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
yuri kim



Ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim që tashmë mban detyrën e zv.ndihmës-sekretares kryesore për Çështjet Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit ka zbuluar detaje nga vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken të enjten në Tiranë.

“Vizita vjen si fillimi i 100 viteve të dyta të marrëdhënieve me Shqipërinë e SHBA-së, vjen në një kohë kur duam të shkojmë dhe të falënderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë që ka qenë bashkëpunëtorja jonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2000.

Gjithashtu duam të theksojmë, bashkëpunimin e madh që ka pasur Shqipëria me ne për afganët, dhe shqiptarët kanë vazhduar traditën e tyre historike për të strehuar të huajt. Do të takojmë Presidentin Begaj dhe më pas do të ketë një takim me kryeministrin, kjo nuk është domosdoshmërish në kronologji, por do të ketë një takim dypalësh me kryeministrin. 

Më pas do të ketë një dalje për median. Ai do të ketë një tjetër takim të bukur me diçka më shumë se 100 persona, të cilët kanë kanë kaluar përmes programeve tona, tek Piramida e Tiranës, një investim shqiptaro-amerikan”, – tha Yuri Kim sipas BalkanWeb në një bashkëbisedim online me disa gazetarë shqiptarë dhe gjermanë përpara vizitës.

Kim nuk përmendi ndonjë takim të Blinken me kreun e SPAK siç po përflitet këto ditë në Tiranë. Blinken pritet të shoqërohet gjatë kësaj vizite edhe nga vetë Kim dhe Sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien. /Lapsi.al

LEXO EDHE: Analisti amerikan: Mesazhi që Blinken duhet t’i japë Ramës dhe Vuçiç në Tiranë



19 Comments

  1. Saliun e ka mare malli te takoj cdo njeri. Edhe po te takoj pastruesen e pallatit te vet. Do jet shume i lumtur.
    Po problem i madh se as pragun e deres nuk kalon dot.

  2. Vazhdon darovitja nga tirana dhe kjo eshte qoka e radhes nga sorat por na thuaj projekti i sorave me ukrainen si po vazhdon apo varja le te vdesin ca

  3. Do bëjë mirë t’i kërkojë falje Berishës për padrejtësinë dhe të futuren që i bëri duke i dhënë kështu edhe mbështetje mafiozëve të PS.

  4. Të dy këto kurvat blinken dhe kim janë NONGRATA, për pjesën më të ndershme të shqiptarëve,

    ishalla nuk u ulet aeroplani në Tiranë!

  5. Z, Kim, te falenderojne hajdutet, drogmenet, mafizet e korruptonjesit, qe e quajne Shqiperine e tyre, si pronen e trasheguar nga hajdutet komuniste , Po qe se do pyesni popullin, me mire mos e pyesni per dashurine ndaj jush e si ju, po qe se pyesni per Ameriken, po,sepse koha tuaj si ambasadore forcoi pushtetin e bijeve t
    e kurvit, me ndihmen e politiken personale tenden , por me e keqija ishte ne ndjekjen e poshterimin e opozites, me theniet copi past te ish diktatorit te sistemit qe e permbysen demokratet, e jo keta larva te tyre qe ju kane urryer tere kohes se atij pushteti, qe fatkeqesisht, ju po i mbani ne sqetll, e po ia leni peshqesh ne rilindje te metodave te baballareve te tyre, por natyrisht, me metoda te rrafinuara, servile, hera heres te kamufluara.Nga kjo, popuulit sa vjen e po i shtrengohet rripi,njerezit emigrojne nga veshtiresite e jetes, nga vjedhja, cmimet, korrupsioni, kurse Kim, e,,,,,,,vijne pa pare demokracine e ketij pushteti qe po e gerryen cdo dite.Nje pyetje ne koment,, si eshte e mundur qe sekretari i shtetit Amerikan, vjen ne Shqiperi e takon nje kryeminister mafioz korruptonjes, qe eshte faktuar nga drejtesia Amerikane ne korruptimin e ish drejtorit te FBISe.Mos valle, edhe ky vjen ti beje presion, e te marre ndonje thes me vehte, per tia mbuluar skandalin.Cfare nuk ndodh, e cfar nuk presim, por ama nese perfaqesuesi i departamentit na e shet Ramen si burre shteti, e te beje sikurin karshi skandaleve, atehere me te drejte njerezit, e kushdo lirine, demokracine, e humb ashtu sic e kane humbur besimin nga kjo politike, as mish, as peshk, e kjo po ndigjohet e shtohet dita dites.Andaj, opozita shqiptare, si popull, njerez te ketij vendi, do dine ta ringjallin, ta rindertojne demokracine mbi bazat e saj e jo mbi konjiuktura superfuqish, apo interesa personale, por shqiptare, kombetare.

  6. Do falenderoj kryeministrin Rama thote Kimetja per bashkepunimin me Sorisin qe per 11 vjet e shkaterruan,e grabiten ,e perdhosen,e burgosen: ne paraburgim ne Shqiperi ka 3500 vet qe presin drejtesi ne kushte cnjerezore,nga 700 vet qe duhet te jene qe sipas Lul braves I bie 5 here me shume se kapaciteti! Fuck you,Kimete,Fuck you Blinken,Fuck you Edvin mavija!

    1. Kanë të drejtë të bëjnë ashtu si duan sepse kur një popull nuk është në gjendje të dallojë se kush është për të zhvilluar vëndin e të sjellë begati për njerzit e kush për t’a shkatërruar, vjedhur, çpopullizuar e varfëruar atë.
      Me një plan të mirë kordinuar sipas planit famëkeq Çubrilloviqit!!!

  7. ERDHI, HYRI, FOLI, E KUSH I PA KUR DOLI,,, kaqe eshte puna Kimetes, sa te marre shukun, se ka lene ca pa marre, sepse ia kane premtuar me kamate.Rastin e ka, mbase, nuk dihet, rruan, apo doravitet edhe veteBLIKENI, se njeri i gjale eshte, pastaj peshqeshin e do dhe mbreti, e jo me ky, qe edhe nje vit eshte.Pa le pastaj qe kane vesin e Sorres, kap ku mund te kapesh, ske ci ben ves Cifutesh.

  8. Ne keto 100 VJET 50 VJET PARTIA QE JU PERKRAHNI jo vetem preu mardhenjet me Amerikanet po bente stervitje me helmet ne koke si do ti luftonte,allatalibanse, dhe sot “le te han bar” ata qe u persekutuan nga komunistet si proamerikan!?

  9. Faleminderit Kim. Qe do te vish te falenderosh Edi Rama. Kryehajduti me I madh i Ballkanit !Zonja. Kim vidhen taksat e popullit Amerikane per te paguar qeveritare zyrtare te larte per ti korruptuar dhe pastaj per te bere presione mbi cdo njeri dhe Bisnes e😞 Ti. Mbron Edi Ramen qe po te shofesh ne google emri tij eshte lakuar mbi 1 milion here si kryehajdut Ju zonja Kim mbroni Spiropalin qe per pese dite. Vodhi 5 milion euro nga. Doganat qe vishet me kostume qe ju Zonja Kim nuk i keni pare ne Ender🫣Mbroni. Ballukun qe VETEM nga dollaret qe ka marre nga rruget e pa shtruara me dhjete FISHIN e cmimit te rrugeve qe shtrohen ne Amerike🫣. Pra. Zonja kim te mbrosh keta Hajdute qe kane RRJEPUR. Pensionistet qe. Nuk. Arrijne te ngrofen tani ne kete kohe dhe jo me te hane tre vakte 😞

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *