• |
ide | kryesore

Abuzoi me një vajzë të mitur, pranga 31-vjeçarit në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Plagosi me thikë kushëririn, pranga 49-vjeçarit në Tiranë



Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka abuzuar me një vajzë të mitur.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. Q.

NJOFTIMI I POLICISE
Abuzoi seksualisht me një shtetase të mitur, falë punës intensive hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4, identifikohet, kapet e vihet në pranga 31-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e autorëve që kryejnë vepra penale, pas njoftimit të marrë se një shtetase e mitur, ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorit të dyshuar.

Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 11.02.2024, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *