• |
ide | kryesore

Lulzim Basha, limoni i shtrydhur i amerikanëve në Tiranë

Arkiva, Kryesore, Lajme



Kur Lulzim Basha po afrohej në oborrin e parlamentit këtë të enjte, gazetarët nxituan t’i zënë pritë. Në këtë ditë të shënuar nga vizita e sekretarit të shtetit, Entoni Blinken kishte një interes të pazakontë, gati cinik, se përse Lulzim Basha nuk ishte askund në axhendën e takimeve.

“Ju vjen keq që sot asnjë përfaqësues i opozitës nuk do të takohet me Entoni Blinken për 8 orë që do të qëndrojë në Shqipëri?” ishte pyetja që iu bë sapo Basha e ndali hapin.

I ndërgjegjshëm se retorika që e mban gjallë ekzistencën e tij në politikë nuk i përgjigjej fakteve, Basha bëri një përpjekje për t’i relativizuar faktet. Në fillim shpjegoi domethënien e konceptit “marrëdhënie strategjike” në raport me SHBA. Pastaj gjeti shpëtim tek një shprehje të parapërgatitur sipas së cilës këto marrëdhënie “nuk mund të futen në çorapet e pista të Tiranës”.

Por loja e fjalëve nuk mjaftoi për t’i ikur kontradiktës. “Mirë që nuk njeh “non gratat”, por me sa duket nuk ju njeh as ju” ishte kunja, që u hodh nga grupi i reporterëve, si për t’ia zgjatur sikletin. Teksa ngjiste shkallët e kuvendit, me buqetën e mikrofonave nga pas, Basha këputi edhe një frazë ashtu kot, “Takimet me kolegët e Amerikës nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë” tha ai.

Përtej nënqeshjeve të gazetarëve dhe ngacmimeve rutinë në oborrin e kuvendit, kjo vizitë e sekretarit të shtetit, Entoni Blinken merr rëndësi edhe për një aspekt tjetër dytësor, atë të luftës për identitet brenda opozitës.

Ndërsa njëra anë e opozitës e udhëhequr nga Sali Berisha gjen kuptim tek disa qindra mijëra vota gjithsesi të pamjaftueshme për fitoren në zgjedhje, thelbi i ekzistencës politike të Lulzim Bashës ka qenë një lloj simpatie, me të cilën e përkëdhelte dikur Juri Kim, ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ishte ky trajtim konfidencial, vizitat e shpeshta në selinë e PD-së, referimi i tij si “Luli” nga diplomatët amerikanë që i dhanë mundësinë të qarkullonte nëpër Tiranë me një aureolë, si të ishte “njeriu i amerikanëve” brenda opozitës.

Sigurisht që për ta përforcuar këtë identitet të ri, pas humbjes së 25 Prillit të vitit 2021, shërbeu edhe akti që Basha mori me kërkesë të ambasadës amerikane duke goditur Sali Berishën në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe për hir të “marrëdhënieve strategjike me aleatin e madh përtej Atlantikut”, ai i vuri flakën partisë më të madhe të opozitës, përjashtoi mbi 50 mijë anëtarë të saj, madje kur kishte nevojë i ktheu sytë nga Edi Rama për bashkëpunim.

Për çdo hap që hedh në politikë, në çdo fjalim që mban me mbështetësit e tij, në çdo vendim që merr, Lulzim Basha thotë se bën në konsultim me aleatët tanë strategjikë përtej atlantikut.

Madje një muaj më parë, ambasada amerikane u detyrua ta përgënjeshtrojë publikisht, kur ai e përdori për të disatën herë “sekretin e tij” me aleatët strategjikë, për marrëveshjen që kishte ujdisur në prapaskenë me Edi Ramën për komisionin e reformës zgjedhore.

Për të kuptuar se mungesa e sotme në axhendën e Blinken nuk është rastësi, duhet përmendur se në 1 Nëntor të vitit 2012, kur Hillari Klinton erdhi në Tiranë administrata e asaj kohe rezervoi një takim me kreun e Partisë Socialiste, Edi Ramën. Detaji e bën akoma më të rëndë vizën që i kanë hequr amerikanët një pseudo-opozitari të dalë boje, që nuk i ka mbetur më asgjë, as “amerikanizmi” për të kapur ndonjë kockë nga pushteti i Ramës./Lapsi.al



31 Comments

  1. Eh si te tjeterson profesionalisht kur je i kapur nga vila e dhuruar nga non grata dhe oligarket e tij. Me sforco deri ne legenosje Lapsi kerkon te relativizoje mardhenit e Shtepise se Bardhe me Sali Non Graten me ate te Lulzim Bashes.

      1. Po eshte shume e sakte per Tironcin nga Ndroqi ose Kllojka Super Spiun si Lom Loqja te pakten mos thuj Tironc se po flliq Tironen . Vej

        na nje pseudonim tjeter qe te shkon si per shembull Rilindasi,Patronazhisti ,Sufllaqexhiu , Ameriqeni ,Ka plot

      2. Ju i paemer i ores 14:19 jeni pjelle e halese Sali komunistit, kriminelit vrases dhe non grata dhe te tille do ngelni deri sa te vdisni nga marazi megjithe pjellen e komunizmit Sali m#ti

  2. Korreshi: Më vjen ta rrah Edi Ramën! S’ka problem që është i gjatë, se unë hipi nëpër karrige,shpellkari me i ri ne grupin e vjeter te shpellkareve e malokve te salihut.maloket ne Qytet,kombi ne rrezik.tani keni ne grup dhe nje Kar Rreshi

  3. Militantet mjerane nuk kane sy per te hapur ata kane vetem syze bardh e zi, ecin qorrazi drejt humneres qe i dergon lideri. Ata nuk jane as demokrate e as socialiste, ja skllever, jane fshatare te rendomte, jane regresi i nje shoqerie.

    1. Po eshte shume e sakte per Tironcin nga Ndroqi ose Kllojka Super Spiun si Lom Loqja te pakten mos thuj Tironc se po flliq Tironen . Vej na nje pseudonim tjeter qe te shkon si per shembull Rilindasi,Patronazhisti ,Sufllaqexhiu , Ameriqeni ,Ka plot

  4. PD e shkatërroi Amerika e majtë në bashkëpunim me Ramën me shpikjen e nongradës.
    Pastaj dhe ky palloshi Basha duke besuar ose duke qenë i ndërgjegjshëm ju vërsul partisë së vet.
    Berisha vuri në vend nderin e tij dhe të PD duke i treguar kësaj administrate amerikane që e djathta është e gjallë e krenare për atë që përfaqëson dhe ato gjëra të mira që ka bërë.
    Më thoni pse demokratët amerikanë gjithmonë e kanë sulmuar të djathtën deri në një grusht shtetin e 97.
    Përse dhe tani që është në pushtet mori aktin më egër politik duke çuar të djathtën deri afër greminës.
    Pse republikanët amerikanë nuk janë sjellur kështu kundër PS duke e ditur kush janë por ka ndjekur politikën e mosnderhyrjes e ekulibrit politik në Shqipëri.
    Sa herë e kanë mbështetur vëndin pa asnjë përfitim.
    Kurse majtistët demokratë vetëm kanë vënë kushte duke përfituar nga antishqiptari Rama.
    Më keq se kaq duke lënë në pushtet korruptonjësin me të madh të Ballkanit që deri sa të korruptoi dhe Macgonigal. Shqipërinë vetëm e djathta e zhvillon dhe jo çapaçulët trashigmtarët e Enverit!!!

    1. Gimi bravo,komnt i drejt dhe argumente,po kujt mi kujtu…keto mbeturina te komunizmit ,femij koprativash,kopila…!

    2. Kur i mbushtet mendja robit se eshte racë e perzgjedhur veshet i dalit si te gomarit.
      Surret – gomeret Mavi çdokend te gjykon ndryshe nga ata e cilesojne si shpellat.
      Defiçenca mendore nuk ka skaj!

    3. E shoh të drejtë komentin e Gimit.
      Antishqiptari më i madh është kryeministri aktual E.Rama.
      Ndryshe nga ky , e shoh të dyshimtë shpalljen e Berishës non grata , krahasuar me bëmat antishqiptare e antidemokratike të Ramës.
      Por ama nuk duhet të harojmë se si nisi historia e rimgritjes së Berishës në politikën shqiptare.
      Me të drejtë , Berisha pas shpalljes non grata të tij e të familjes së tij, deklaronte publikisht se do ta ngrinte me forcë kundërshtimin për këtë dënim, për të risjellë dinjitetin e tij në vend, duke mos përzjerë Partinë demokratike në çështjen e tij “personale”
      Është ky zotim publik i Berishës, që çoi në veprimin e Bashës për ta larguar Berishën nga grupi parlamentar, pasi DASH kishte deklaruar që nuk do ta mbështeste një parti që mban deputet të shpallur non grata prejtyre.
      Bërë mirë apo keq Basha, është fakt se i plotësoi dëshirën Berishës.
      Kam pasur bindjen e plotë, se nuk do të shkonte shumë gjatë, e shumë politikanë të djathtë perëndimorë do ti dilnin në mbështetje Berishës, duke krijuar mundësinë e rishikimit të DASH të shpalljes non grata për liderin e demokracisë shqiptare, por siç e dijmë kjo nuk ndodhi.
      Përkundrazi kemi një zhvillim paradoksal politik në Shqipëri.
      Proamerikanizmit e perëndimit, një aspiratë e vjetër kjo e demokratëve shqiptarë, i rrezistuan vetëm pak deputetë të lidhur me Bashën , kurse kohët e fundit , grupit të vogël të deputetëve të foltoreve, ju bashkuan edhe një grup shumicë me “prijës” një politikan i ri që vjen thuajse nga hiçi, Gazment Bardhi që për dy vite ishte bashkëpuntori më i zellshëm i Bashës.
      Në bindjen time, bashkimi me Berishën i këtij grupi, është si rezultat e intrigave mediatike të Ramës.
      Duke u nisur nga fakti se SHBA e perëndimi nuk do të pranonte një opozitë të drejtuar nga Berisha, Rama nxiti mediat antiberishiste që ti bashkoheshin atij, i bindur se me këtë do të shkatëronte tërësisht opozitën demokratike shqiptare.
      Nuk është e rastit që shumica e gazetarëve që kishin sulmuar me egërsi Berishën, u bënë vitet e fundit, mbështetësit e tij më të flaktë e të gjitha bateritë e sulmeve ja drejtuan Bashës e grupit të deputetëve të PD zyrtare..
      Ti lemë mënjanë “konsideratat” komike të Ramës, se Basha është “gjumash”
      Basha është pikërisht “gjumashi” i vetëm që e largoi ate nga pashallëku i Tiranës e “gjumashi” i vetëm që e deryroi që të krijonte një qeveri të përkohëshme edhe me pjesmaejen e opozitës , për të administruar zgjedhjet..
      “Gjumashi” Basha, është lideri më radikal i opozitës shqiptare.
      Pasi u mashtrua nga Rama me marëveshjen e pabesë, ai kaloi në veprimet më ekstreme ndaj mazhorancës sallakse, duke kaluar në aktin e pashembullt të dorëzimit të mandatëve, e kalimit në demostrata të fuqishme e deri në bllokimin e zgjedhjeve vendore.
      Asnjëheherë nuk është parë Berisha me përjashtim të 8 janarit ku sulmoi selin e PD, që të bëjë veprime aq radikale ndaj soc-punistëve shqiptarë, ashtu siç ka bërë lideri Basha.
      Gabimi i Bashës e në tërësi opozitës demokratike, ishte se besonin që në veprimet e tyre radikale kundër një pushteti tërësisht të korruptuar, të shpallur botërisht nga qeveritë demokratike, do të gjenin përkrahje prej tyre.
      E quaj këtë një idealizëm naiv duke patur parasysh që NATO, ndonëse ndërhyri duke bombarduar Serbinë e detyruan Millosheviçin të largonte trupat ushtarake nga Kosova, ka akoma 5 shtete që vazhdojnë të mos ta njohin pamvarësinë e saj.

  5. Sh sakt “Gimi”! Po shtoj dhe diçka ! Po çfar niveli mediokër që jan të majtët ! Foli broçkulla Blinken sorristi , sa thua ;kjo është Amerika ?? Nuk ju ka lezet as pritja , as e folura , as arsyet se përse vijnë ? Erdhi pres.Bush , solli pavarësinë e Kosovës , Shqipërinë në NATO ! E priti zotnia Dr Berisha ! Kthejuni dhe njëher filmimeve , çfar solemniteti ! Këtë e shoqërojnë një tuf me horresha , dhe e presin një tuf me horra dhe langaraqër !

  6. Shkrim qesharak. Berishizmi mori dhe nje goditje tjeter nga SHBA. NE qofte se mendoni se qindramijra shqiptare do votojne Berishen antiamerikan jeni komplet idjot. Basha ka problemet e tij por pati burrerine ta perjashtoje Berishen nga PD e sot ai bashke me shume te tjere po riorganizon PD antiberishe me sukses.

    1. ne fakt idioti je ti dhe kete ta vertetuan zgjedhjet e fundit lokale ,sa mori berisha e sa mori basha ,kete ta verteton fakti se asnjehere basha sdeshi te garonte me berishen per pd (pas percarjes)…e di gjithe bota qe ne pd askush ska vota pervec berishes(kjo se ben engjell gjithsesi)……jeni qorra me sy te hapur ……

  7. Blinken sekretari me i dobet dhe injorant qe ka pasur amerika, me nje president qe i jep doren fantazmave cfare pret, sa larg Reganit dhe Ollbrajtit prandaj ne fund i ben tangerllik Putin dhe Xing..

  8. nuk jam dakord me titulin: “Limon i shtrydh”

    kujt i thu Limon mer, limoni ka vlera

    carac i pjerdh ene shume e ka

    1. Te fala mami patronazhisto,shko ha sufllaqen tani se e bone normen ,po e tejkalove do hash sallam fushkruje.suksese ne jete,te fala dhe kimetes po e takove rruges😂😂

  9. Epo injoranca nuk ka brire. E djathta qenka Saliu, 25 sekretari ekstremist i PPSH, shkaterruesi dhe hajduti i prones se pronareve te ligjshem, shkaterruesi i territorit me ndertimet pa leje, dhunuesi drejtesise, Saliu i fajdeve, i 97, i Gerdecit, i 21 Janarit. Saliu i Ramiz Alise, i Katovices, Saliu qe na la peshqesh cunin e Kristaqit dhe nipin e Spiro Kolekes. Injorantet faqezinj dhe antinjerzore berishiste jane me te keqinj se enveristet dhe patronazhistet sepse keto vemje flasin ne emer te se djathtes dhe kane uzurpuar fushen e politikes se djathte.

    1. O patronazhist 18:33. Ku e ke pa ti ekstremistin komunist ti të Berisha???
      Që ka bërë doktorin me meritë dhe me punë. Po sa komunistë ka pasur në Shqipëri sipas teje kanë qenë ekstremistë???
      A me gjithë mend e ke për shkatërrimin e ndërtimet pa leje???
      A e di ti që ato kanë filluar që në kohën e dy qeverive Nano e që Berisha e gjeti gjithë periferinë të zaptuar!!!
      Pastaj ato zona do të ziheshin dhe sikur të mos ishte Berisha në pushtet nga 92 -96.
      Po pasi iku Berisha çfarë bënë socialistët që bëri grusht shteti bashkë me amerikanët e majtë kur ishte Klinton. E zaptun të tërë sidomos Tiranën nga kumandari juaj Rama kryetar Bashkie!! Gërdecin që e përmend është bërë nga qeveria Nano dhe ishin socialistë që e kishin aktivitetin.
      21 Janarin e bëri Rama që i çoi njerzit apostafat për t’i vrarë dhe duhej hetuar për sulm kundër institucionit të lartë si po bëhet në Amerikë që akuzohen Trump për nxitje të sulmit mbi Kongres. Sa për atë që që janë më të keq se enveristët ata që kanë uzurpuar të djathtën duket që e thua për propagandë si patronazhist enverist që je.
      Ti e dì mirë që masa e madhe e sé djathtës janë të persekutuarit e ata që u përsekutuan nga regjimi Enverist. Enveristët i gjen te rilindja ndër ta je dhe ti.

  10. Kurre i majte as ne boten tjeter por kurre injorant e pa memorie. Kaq se sado argumenta te japesh ju shihni vetem bardh e zi. Zoti ju meshirofte.

  11. Pikanti, komentuesi,,ASTRIT, dikur na e benteBashen te pa afte, gjumash, flegmatik, sot si elitar qe po lufton per ngritjen e pd, se, Po ke Pd, ate qe do Rama, apo kete, riorganizim te Berishes.Deshiren, qellimin o Astrit patronazhisti, qe perkthehet ne spiun,koha po ecen per demokratet qe sakrifikojne e te perkushtuar, e jo per bashkepunetore me kodoshet nen rrogoz.Ju, sgjatuesit e bishtit te qeverise hajdute, hidhni shpifje, trillime, dhe biles, edhe ate qe e keni bere ju, rrevolucionare te kurvit, ia mveshni Berishes.Hipokrite klasike, guerrilas per shembjen e demokracise.Koha po punonper realitetin qe se ku jemi, ku jetojme, nga kush drejtohemi, ku po na cojne, andaj, me qe, ju demokracine e perdorni sipas etjes se epsheve te ish rregjimit te krimineleve te pa pershkrueshem. Dhe qe se doni, apo beni sikur nuk e kuptoni se ceshte demokracia, duhej te ishit larguar pas te tera gjithe skandaleve,po ju se beni, se me pushke e merrni pushtetin, e me pushke e mbroni, keni trashegimerine e krimineleve nga na keni ardhe.

  12. Mund të zgjidhte fjalën në Parlament, i injoroi edhe në Parlament. As me sy nuk denjoi t’i shihte. Nuk pranoi të takojë as opozitën e Berishës dhe as të Bashës. Sepse ka një lloj zhgënjimi të faktorit amerikan edhe me ata që dolën kundër Berishës, sepse edhe ata sot shkuan te ballkoni”Mire lulin e quani limon te shtrydhur,po salihun qe e kane bere te vjelle mut nga goja se bytha nuk i punon me.o shpellkare malok

    1. Po mirë mo, a është njeri i amerikanëve ai!?
      Atëhere përse t’a takojnë!? Çu duhet!?
      Amerikanët e njohin mirë si servil të saliut.E përdorën sa përjashtoi Saliun dhe më pas e flakën…..

  13. Po i shtoj idealizmit naiv të politikës së djathtë shqiptare, edhe faktin se ndonëse NATO ka dënuar me forcë ndërhyrjen e dhunëshme terroriste të Serbisë në Veriun e Kosovës (Banjskë), nën presionin e serbëve e filo serbëve, mban akoma në fuqi sanksionet kundër Kosovës e më keq akoma “shqetësohet” se pse qeveria e saj, kërkon të kontrollojë dinarin serb të pistë të hyjë në Kosovë, ndonëse në të gjitha mediat e botës , janë pasqyruar fotot me armatimet e rënda të Radojçiçit, , për të bërë terror në Banjskë.
    A thua që këto armë ishin blerë me euro apo me dinarët serbë ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *