• |
ide | kryesore

Debat për Amnistinë Penale/ Alibeaj: Duam kohë. Felaj: Ka tre muaj që pret

Lajme, Të fundit



Është shoqëruar me debate diskutimi për projektligjin e Amnistisë Penale në Komisionin e Ligjeve.

DEBATI:

Felaj: Në kuadër të diskutimeve në parim pr/ligji ka mbi 3 muaj që diskutohet nga kolegët, nuk ka asnjë amendament që është parë ndryshe nga çfarë po përpiqeni të aludoni, çdo amendament të ardhur nga kolegët, janë parë në frymën e këtyre parimeve. S’do doja të hidhej dyshim.

Alibeaj: Për sa kohë sollëm amendamentet tona, ju bëra me dije që teksa thonit janë studiuar, vetëm në këtë seancë pati dy apo tre kolegë, kur thashë që nuk duhet të bëjmë, serioziteti i analizës e do, me shpejtësi nuk mund të ecim, do të, kërkesa ime është të na jepet kohë për të studiuar variantet e reja, është version i ri i sjellë nga maxhoranca, të mos ecim me diskutim nen për nen, të shohim amendamente, qëndrimin mesa duket refuzues.

Felaj: Ka tre muaj që pret.

Alibeaj: Është një situatë e re me amendamentet që u sollën.

Bushka: Materialin e keni. Nuk është ndonjë volum punë kaq i madh. Janë çështje që i kemi diskutuar edhe më parë. Kështu që mua më duket se po marrim kohë më shumë me këtë çështje se sa me thelbin. Jam dakord me relatorin që të jepet kohë për disa orë.

Majko: Nuk kemi pse ta shtyjmë me 1 orë. Ka 3 muaj që kemi në dorë projektligjin. Të vazhdojmë me procedure e diskutimit nen për nen

Manja: Ka 3 muaj që diskutohet dhe sot është çështje qasje e vullneti, do ta japësh votën për këtë kategori përfituese, po ose jo. Të tjera janë artifica politike, pasi ky ligj do 84 vota për të kaluar në seancë. Nuk votohet nëse thuhet, kështu si them unë ose s’ka.



6 Comments

    1. Megjithmend qe po vuan po e di pse ?
      Se do me ta rras Karin ke Suma ty e rraces tate Mavi qe shume jeni shtuar .
      Ky shkrim ska lidhje fare ama fare me Breçanin e ti ja fut si Kau Peles bjeri ti bime te gjithe me nje brime pastaj fillo te besh Gojore Vetem Perpara Aleanca e Qelbesirave.

  1. Alibej ben sikur eshte i paqarte pasi mori 1 miliard lek si parti me 9 deputet duke harruar qe çuçi u shpreh qe per 84 vota eshte ren dekort me opoziten pra alibeaj ben te zgjuarin dhe te interesuarin dhe demokratet e tij thone qe po lufton e po perplaset me qeverine se vetem ai e di ….

    1. Sakte

      Kta te vules, terhiqen zvarre

      Fitojne sa me shume kohe, me maksimalizu perdorimin e mandatit aktual, se tjeter s’kapin mo kurre

      Tip molusqesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *