• |
ide | kryesore

Dinamika/ Familja e shpalli të zhdukur, vajza studente vrau babanë dhe tentoi të fshihte krimin për 10 ditë

Lajme, Të fundit



Detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës ku 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau të atin, Pëllumb Meta.

Kishte 10 ditë që familjarë e kishin denoncuar në Polici humbjen e kryefamiljarët. Fillimisht iu gjet e braktisur rreth 200 metra larg shtëpisë makina e 50-vjeçarit. Janë marrë në pyetje shumë persona dhe më pas u konkludua se 50-vjeçari u vra dhe u varros nga e bija.

Ka qenë zbulimi i sinjalit të telefonit të 50-vjeçarit, ai që ka zbuluar edhe krimin.

Më pas ekspertiza mjekoligjore ka zhvarrosur trupin e 50-vjeçarin i cili është gjetur i mumifikuar.

Krimi është marrë përsipër nga 19-vjeçarja, e cila ishte studente në vitin e parë për Ekonomi Biznes.

“Unë e vrava babanë sepse donte të më martonte me dikë që nuk e doja, me një djalë nga fshati që ishte emigrant. Unë doja të vijoja shkollën”, ka dëshmuar 19-vjeçarja para grupit hetimor.

Dyshohet nga policia dhe po vijojnë hetimet se 19-vjeçarja mund të ketë pasur një bashkëpunëtor. Kjo pasi referuar dinamikës së krimit, vrasja, lidhja me litarë dhe qese, sipas policisë është një proces i pamundur për t’u kryer e vetme nga 19-vjeçarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *