• |
ide | kryesore

Berisha kërkon heqjen e masës së sigurisë, seanca gjyqësore do të mbahet më 4 mars

Arkiva



Gjykata ka caktuar datën 4 mars, ora 10:00, për zhvillimin e seancës gjyqësore, ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut demokrat Sali Berisha për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Seanca e planifikuar të mbahej dje u shty për shkak se gjyqtarja Irena Gjoka nuk arriti të ishte e pranishme në orarin zyrtar të nisjes së seancës.

Ndërkohë avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj, tha se kjo shtyrje ishte e qëllimshme nga gjyqtarja Gjoka, pasi sipas tij kjo e fundit e dinte se kjo seancë sot nuk do të zhvillohej. Gjokutaj u shpreh se kjo zvarritje e gjykimit është shkelje proceduriale nga ana e gjyqtares.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *