• |
ide | kryesore

Komisioneri Varhely: Rajoni duhet të ecë përpara me shpejtësi, të plotësojë reformat

Lajme, Të fundit



Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhely deklaroi se plani i rritjes është ambicioz. Nga samiti BE-Ballkani Perëndimor ai tha se ka ngelur dhe gjysma e kohës për të vënë në zbatim këtë plan, ndërsa shtoi se BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet për vendet që do të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian.

“Edhe pse ne po afrojmë fundin e mandatit tonë, dua të lëmë diçka pas, diçka serioze, të prekshme. Diçka që të jetë e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm. Shoqëritë e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në BE. BE-ja duhet të që të ofrojë të gjithë përfitimet që sjell anëtarësimit. Kjo është ideja jonë që vjen me planin e rritjes. Është plan ambicioz. Kemi gjysmën e kohës për ta vënë në zbatim. Rajoni do të duhet të ecë me shpejtësi përpara, për plotësimin e reformave. Duhet të aplikoni rregullat e BE. Mund të bëheni pjesë e tregut europian edhe para se të jeni vend anëtar i BE”, tha Varhely.



3 Comments

  1. Po ore po, po keto porosi, fyellit po me nje vrime, e ky, strategu, lider, si mjeshte per vjedhje e korrupsion, ua ben me gjishtin mbrapa, e ju, europianet, vit per vit po me te njejtat kerkesa, e gjendja politike, ekonomike e vendit tone varet nga mafia e lidhur me pushtetin.Fjalet e porosite, as ua ka degjuar, e as vepruar, sepse interesi i tije, e pushtetit, eshte qe mos te kontrollohet nga organet europiane, ta mbaje Shqiperine larg Europes, e te jete me i lire ne qarkullimin e droges, parave te pista, e korrupsionit.Renija ne lojen e ketij batakciu te Europes, apo te SHBAse, si servil klasik, me aktrimime, e kllounata, gjen shtigje e korrupton ambasadore, funksionare qe mos reagojne ne qendrimet jo demokratike te ketij faqe ziu ne qeverisje ndaj popullit e opozites.Keta qe vijne si turiste ne takime, se samite nuk jane, nga qe ska e sdilet me konkluzione, shohin luksin qeveritar siperfaqesor, e nuk shohin rrealitetin ekonomiko politik,juridik, se si i zbaton kjo qeveri kameleone.A e dine qe kemi nje kryeminister,DHI TE ZGJEBOSUR, POR BISHTIN PER0JETE, ne e dine, por e fshehin, gabim bejne, pooor, supozojme, qe ne se se dine, le ta mesojne, perseri, poooorama, te veprojne.Kete pret populli nga Europa e SHBAJA, pa humbur konsideratat ndaj tyre.Shpresa vdes e fundit.

  2. Europa e qartë dhe një herë.
    Reformat. Rama vërtet nuk i hyn në vesh por ti hyjë shqiptarëve që nëse nuk i hyn Europa është larg!!

  3. Leshon nje pordhe Varhely sa per tu gjend Kola ne pune, merr nje dore parash, ndoshta ben

    ndonje masazh nga ndonje pjeshke kryeministrore dhe “udheheqesi i shquar ” vazhdon avazinn e

    vjeter te perkeqesimit te gjendjes se shqiptareve dhe debimin e tyre nga Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *