• |
ide | kryesore

Shpërthim në Shën Petersburg, dëmtohen 2 ndërtesa, evakuohen banorët

Lajme, Të fundit



Dy ndërtesa u dëmtuan dhe shumë njerëz u evakuuan në Shën Petersburg të Rusisë sot në mëngjes pasi banorët vendas raportuan për një shpërthim të fortë që theu dritaret. Guvernatori i Shën Petersburgut Alexander Beglov tha se një incident kishte ndodhur në lagjen verilindore të qytetit Krasnogvardeyskiy. Nga ngjarja mësohet se nuk pati viktima.

Qytetarët e shtëpive të dëmtuara thanës se dëgjuan disa tinguj të çuditshëm të ndjekur nga një shpërthim dhe një zjarr.

“Në fillim dëgjova një bilbil, sepse sapo kisha hapur dritaren, pastaj një zhurmë, një flakë dhe një apartament plot tym, dritarja doli jashtë”, tha Elena për Reuters.

Mediat ruse raportuan se incidenti mund të ishte shkaktuar nga një dron ukrainas i rrëzuar, i cili po shkonte drejt një depoje karburanti aty pranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *