• |
ide | kryesore

Në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 30-vjeçari në Kamëz

Lajme, Të fundit
Elbasan



Një 30-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Në pranga është vënë Gentian Koqari (Losha). Arrestimi i 30 vjeçarit banues në Kamëz u bë në rrugën “Skënderbeu”. Gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2023, 30-vjeçari është konfliktuar me disa shtetas dhe gjatë konfliktit ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *