• |
ide | kryesore

Oborri Mbretëror akuzon policinë për shpërndarjen e pamjeve të dhunës: Ndërhyni që të fshihen

Arkiva, Lajme, Të fundit
Elia



Oborri Mbretëror ka reaguar pas videos së publikuar në rrjet ku konfrontohen fizikisht Princ Leka dhe Elia Zaharia.

Në reagim thuhet se Oborri Mbretëror shpreh zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë.

Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet

“Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.

Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune.

Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë.

Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet”-thuhet në reagimin e Oborrit Mbretëror shqiptar.



7 Comments

  1. Ça të fshihen!!! Ato pamje kanë marrë dhenë!!!
    Padi direkt policisë ose direkt ministrit sepse është bërë qëllimisht për të diskredituar familjen mbretërore për goditje politike.
    Dihet që tërë familja mbretërore dhe ndjekësit e saj janë të djathtë dhe dikur Princ Leka ka punuar si këshilltar i Bashës.

  2. Degjenerimi i nje shteti komplet fasade, i papergjegjshem, dhe plot me te paafte patronazhiste e sufllaqexhij. Mjafton nje rast i tille dhe i hedh poshte te gjitha propagandat nje qeverie fejsbuku.

  3. Palaco, ky sherr u be me qellim dhe u xhirua qe ta nxjerrin nga shtepija. Ndarja ishte me kompromis dhe nuk u be sherr po mesa duket do fotografja me u fut ne oborr dhe duhej nje sebep

  4. Spo di si me e nxjerre Leka jashte Elian e gjore ose me mire me thene po perpiqet me kry kete pune sa me shpejt me i bo gati venin fotografes A I ziu Ai….

    1. Po pse duhet ti’a mari shtepine “Elia e gjore” Lekes?
      Ajo eshte shtepi e trasheguar, nuk eshte vene si pasuri gjate kohes kur ishin te martuar!
      Apo burri eshte lope qe duhet ta mjelim sa me shume…

  5. Ky kari princ te marre per keshilltar lul qyrren.
    Kurse like fshatari bolekari kur ishte ne ministri te jashtme, i thonte punonjesve ta therrisnin princ.
    Princ boatengun tone, hahaha!¡

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *