• |
ide | kryesore

Gjykata lë në burg baronin e drogës, Gëzim Çela

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme i cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për Gëzim Çelën, i njohur ndryshe si baroni i drogës. Caktimi i masës vjen pak ditë pas ekstradimit të Çelës nga Kosova. Çela ka nisur që të shlyej edhe dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në 7 dhjetor 2015 ku u dënua për trafik droge me 10 vite e 8 muaj burg.

Kujtojmë se Gëzim Çela u arrestua më 9 dhjetor në fshatin Dardani të Ferizajt nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria. Me të ishte dhe personi që e ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë. Gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës në shtëpinë në fjalë u gjet dhe sekuestrua një kallashnikov me 15 fishekë.

Çela, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, ishte shpallur në kërkim nga SPAK në operacionin “Flakë në Det”.



1 Comment

  1. Mediat afër qeverisë dhe Berishës kanë njoftuar se “socialistët po kërkojnë kompromis me Berishën për normalizimin e seancave në Kuvend”. Derisa mbahen të fshehta, vetëm pazare mund të priten. Nga ato pazare që kanë mbajtur Berishën jashtë burgut për 30 vjet.

    Dhuna parlamentare administrohet me mjete ligjore dhe metodikën e jetës parlamentare, dhe jo me pazar dhe bindje ndaj shantazhit. Shqiperia ka gjithë jetën nën shantazhin e një bande rrugaçësh, që sa herë nuk u plotësohen tekat shkaktojnë dhunë.Ne burge i forti i dyshes kriminale salih-metaj qe nuk e moren asnjehere mundimin ta arrestonin kete kriminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *