• |
ide | kryesore

Gjykata në Ferizaj lë në burg ‘baronin’ e drogës Gëzim Çela

Lajme, Të fundit



Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën “40 ditë paraburgim” për Gëzim Çelajn, të shumëkërkuarin e drejtësisë shqiptare që u arrestua ditën e djeshme në Kosovë. Mësohet se Çela, që njihet se ‘baroni’ i Fushë Kuqes, akuzohet për trafik ndërkombëtar droge si dhe grup të organizuar kriminal.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Fillimisht Çela u bë punonjës policie dhe më pas u përfshi në trafikut e heroinës. Grupi i tij u shkatërrua në vitin 2014. Çela dhe Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të trafikuar kokainë nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian.

Çela kërkohet edhe në Itali, ku rezulton i dënuar në mungesë me 19 vjet e 9 muaj burg për disa vepra penale, trafik droge, prostitucion, armëmbajtje pa leje, favorizim të emigracionit klandestin dhe pjsëmarrje në organizatë kriminale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *