• |
ide | kryesore

Rëndohet bilanci, shkon në dy numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri në Itali

Lajme, Të fundit



Ka shkuar në dy numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri në Frosinone të Italisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, pak para orës 19:30 ku dy grupe të rinjsh u përballën me njëri- tjetrin.

Klientët shqiptarë ishin ulur në tavolinat e restorantit, kur rivalët me origjinë marokene mbërritën me një makinë. Ata nisën të debatojnë me shqiptarët, ku sipas mediave italiane dyshohet se për pazare droge.

Debatet mes tyre u përshkallëzua në të shtëna me armë zjarri. Njëri prej tyre nxori armën nga makina dhe qëlloi me breshëri në drejtim të shqiptarëve. Një person vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima e dytë në spital. Dy shtetasit e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë. Pas ngjarjes dy sulmuesit u larguan nga vendngjarja në këmbë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.



3 Comments

  1. Po patë kontakët dhe punë me islamiket nënze se ke punë me djallin.. Shumicë dermusë e Muslimanve shqip foles, Turqve dhe Marokenve me shokë ju thonë vllezër, kursë vllezit islamikë javë kthenë me arëm..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *