• |
ide | kryesore

I dënuar me burg në Shqipëri, ekstradohet nga Spanja 34-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit
Spanja



Një 34-vjeçar u ekstradua nga Spanja i dënuar me burg në vendin tonë për kultivim të bimëve narkotike. Lutfi Xeka kishte mundur t’i fshihej drejtësisë, por ka rënë në gjurmët e forcave të rendit. Ai kishte kultivuar kanabis në zonën e Krujës së bashku me 11 persona të tjerë.

“Në vijim të operacioneve policore të njëpasnjëshme, me partnerët spanjollë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, nga autoritetet në Shqipëri.

Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, ka mundësuar finalizimin në Spanjë, të operacionit policor të koduar “Four”. Gjatë operacionit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit Lutfi Xeka, 34 vjeç.

Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi Lutfi Xeka, në bashkëpunim me 11 të tjerë, kanë kultivuar qindra bimë narkotike cannabis sativa. Veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve është goditur nga Policia, në 3 raste gjatë vitit 2019. Vijon puna për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *