• |
ide | kryesore

Kate Middleton ndan me fansat foton e parë me fëmijët pas operacionit

Paparazzi, Slider



Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka shpërndarë një foto të re për Ditën e Nënës me fëmijët e saj. Në foto, Kate është e rrethuar nga Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. Fotoja e ëmbël u shkrep në Windsor në fillim të kësaj jave nga Princi i Uellsit.

Në shkrimin shoqërues, Kate falënderoi publikun për “urimet e tyre të mira dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit” dhe u uroi të gjitha grave “Gëzuar Ditën e Nënës”. Mbreti postoi gjithashtu një foto ë tij dhe mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, për të shënuar këtë rast.

 

Postimi vjen disa ditë pasi Kate u pa për herë të parë pas operacionit tabdominal, në një makinë që drejtohej nga mamaja e saj Carole Middleton.  Ajo u pa për herë të fundit publikisht më 25 dhjetor kur mori pjesë në shërbimin e mëngjesit të Krishtlindjeve me Princin William, dhe tre fëmijët e tyre: Princin George, Princin Louis dhe Princeshën Charlotte, në Kishën Sandringham në Sandringham, Norfolk.

“Operacioni ishte i suksesshëm dhe pritet që ajo të qëndrojë në spital për 10 deri në 14 ditë, përpara se të kthehet në shtëpi për të vazhduar rikuperimin e saj”, thuhej në një deklaratë nga Kensington Palace në kohën e procedurës së saj. “Bazuar në këshillat aktuale mjekësore, ajo nuk ka gjasa të kthehet në detyrat publike deri pas Pashkëve.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *