• |
ide | kryesore

SHBA nis drejt Mesdheut anijen që do të ndërtojë portin e përkohshëm në Gazë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gazë



Një anije e ushtrisë amerikane të dielën filloi lundrimin drejt Detit Mesdhe me objektiv ndërtimin e një porti të përkohshëm në Gazë, për të mundësuar dërgimin e më shumë ndihmave humanitare për palestinezët, që po vuajnë nga uria. Zyrtarët thonë se mund të duhen dy muaj për ndërtimin e portit të përkohshëm.

Komanda Qendrore e ushtrisë tha se anija General Frank S. Besson u nis nga një port i ushtrisë amerikane në Virxhinia 36 orë pasi Presidenti Joe Biden njoftoi në fjalimin e tij për gjendjen e vendit mbi përpjekjet për dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Synimi është që të dërgohen më shumë ushqime dhe pajisje mjekësore përmes portit të përkohshëm në Gazë nga një port i Qipros, pasi forcat izraelite të kenë kontrolluar ngarkesat për t’u siguruar se nuk ka armatime për militantët e Hamasit.

Për shkak të kufizimeve izraelite dhe çështjeve të sigurisë, numri i kamionëve me ndihma që hyjnë në Gazë, në bazë ditore përmes rrugëve tokësore, gjatë pesë muajve të fundit ka qenë shumë më i ulët se afro 500 të tillë që hynin para fillimit të luftës.

Ndërkohë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden shtoi kritikat e tij publike ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Zoti Biden tha se beson se zoti Netanyahu “më shumë po e dëmton sesa po e ndihmon Izraelin” me qasjen që po mban në luftën kundër Hamasit në Gazë, ndërsa shënohen 6 muaj nga nisja e konfliktit.

Duke folur për gazetarin e rrjetit MSNBC Jonathan Capehart, Presidenti shprehu mbështetje për të drejtën e Izraelit për të luftuar Hamasin pas sulmit që militantët e grupit kryen në 7 tetor në jug të Izraelit, por Presidenti tha se zotit Netanjahu duhe t’i kushtojë më tepër vëmendje humbjes së jetëve të pafajshme si pasojë e veprimeve të marra. “Nuk mund të vriten më shumë se 30 mijë palestinezë”, tha ai.

Në Gazë, numri i viktimave palestineze vazhdon të rritet. Departamenti i Mbrotjes Civile tha se të paktën 9 palestinezë, përfshirë fëmijë, u vranë si pasojë e sulmeve ajrore në një shtëpi në qytetin e Gazës, të shtunën vonë. Ndërkohë, trupat e pajetë të 13 personave, përfshirë gra dhe fëmijë, u dërguan në spitalin kryesor në qytetin Deir al-Balah, të dielën, sipas një gazetari të agjencisë së lajmeve Associated Press.

Të afërmit e tyre thanë se të 13 u vranë nga goditjet izraelite ndaj një tende të madhe strehimi për palestinezët e zhvendosur në qytetin Khan Younis. Lufta në Gazë nisi pas sulmit të Hamasit në 7 tetor ndaj Izraelit, ku sipas autoriteteve izraelite u vranë 1200 persona dhe u morën 250 pengje.

Ofensiva e ashpër ajrore dhe tokësore e Izraelit ka shkatërruar pjesë të mëdha të territorit në Gazë, ka detyruar rreth 80% të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh që të zhvendoset dhe ka shkaktuar një krizë humanitare e cila po përkeqësohet.

Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësuesit rajonalë, Egjipti dhe Katari kishin shpresa për arritjen e një armëpushimi 6-javor, para nisjes së Ramazanit, por bisedimet duket se kanë ngecur, pasi Hamasi nuk pranoi të jepte siguri se një marrëveshje e mundshme armëpushimi do të çonte në dhënien fund të konfliktit.

Ndërmjetësuesit shpresonin të lehtësonin një pjesë të krizës përmes marrëveshjes për një armëpushim të përkohshëm, e cila parashikonte që Hamasi të lironte disa nga pengjet izraelite, Izraeli të lironte disa të burgosur palestinezë dhe organizatat humanitare të kishin mundësi për dërgimin e një fluksi më të madh ndihash në Gazë. /VOA



3 Comments

  1. Hamasi beri nje krim te shemtuar e te denueshem sigurisht, por qe te vrasesh e thermosh me arme te ndaluara ndaj popullsise se pa armatosur, me ofensive barbare rrafshuese e genocidiale ne forme urrejtje e qellimeve te tjera, qe izraeli ka bere qe ne krijimin, pushtimin, zmadhimin e kufijeve te saj.,Andaj sebebi eshte Hamasi, por synimi eshte gjenocidi, eliminimi, largimi i palestinezeve, e pushtimi per tjetersim i tokave autoktone te tyre.Bota nderon holokaustin ndaj cifuteve , por duhet te nderoje e gjykoje edhe me shume per krimet cnjerezore qe izraelitet po bejne ne gjashte muaj qe se paku , sipa te thenave jane mbi 34000 mije burra, gra, femije te vdekur, por ka akoma nen rrenoja qe nuk gjinden.,E, si mund te imagjinoni qe nji popull qe u kriminalizua nga fashizmi, sot imiton ate bile edhe ne forma me kriminale.Nje rast ne vidiot e tyre, tregohesh qe shkulnin varret me buldozier.A ka krim me te madh, kur dhe te vdekur i sulmojne.Ne kete kurajo te Netanjah kriminelit, eshte edhe mbeshtetja qe pati e ka nga perkrasit e masonet qe e mesojne.Kjo lufte ndez urrejtje, sot mefuqine fiton izraeli, se ka ushtri e armatim qellimisht ne realizimet e saj, por cdo kriminel, pushtues historikisht ka deshtuar.

  2. Cfare hipokrizie. Nga njera ane i furnizon me arme dhe municione per te vrare palestinezet, nga ana tjeter , meqe po afrohen zgjedhjet presidenciale dhe duhen votat e arabeve po nderton nje port qe eshte komplet i panevojshem nese e detyron Izrealin te lejoje 800 kamjone me ndihma qe presin ne hyrjet e Gazes.
    Nga njera ane ju vrasim , dhe nga ana tjeter ju marrim voten per zgjedhjet e ardhsme.
    Politike e ndyre !!!!!
    Politike kurve !!!!

    1. Jo Jo ate nen emrin e ndihmave Po cojne ushtare per te luftuar per izraelin pasi Izraeli ka pesuar humbje te Medha ushtaresh ne Palestine dhe e ka shume te veshtire terekrutoj ushtar te rinj. Amerikanet do vrasin Gra dhe Femije per Izraelin nderkohe qe ulerijne per Liri dhe Demokraci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *