• |
ide | kryesore

Arlind Qori i përvishet Veliajt: “Nuk duam kapitalizëm si në Amerikë”

Arkiva, Të fundit
veliaj arlind Qorri



Erion Veliaj deklaroi së fundi, gjatë një takimi me socialistët në Dajt, se Shqipërisë nuk duhet kapitalizëm i egër si ai në Amerikë. Por këtë hipokrizi pa fre duket se nuk e ka duruar dot drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori. Ai reagoi sot ndaj kryebashkiakut të cilin e etiketoi ogiçi i Ramës në bashkinë e Tiranës. Ai postoi një status me 10 këshilla Veliajt, që do ta bënte Veliajn të dukej realisht i majtë siç pretendon se është.

Sa herë ndihet keq, Edi Rama nxjerr ogiçin e tij të Bashkisë së Tiranës që të bëjë si i majtë. Ndoshta e shqetëson potenciali i Lëvizjes BASHKË.

“Nuk na duhet kapitalizëm i egër si në Amerikë.” – ka thënë sot Erion Veliaj. Meqenëse unë kam ca njohuri për domethënien e së majtës, po i çoj 10 këshilla nga larg:
1. Mjaft me leje për kulla!
2. Ndërto shkollat që ke premtuar e gënjyer çdo fushatë, duke nisur nga Astiri!
3. Ndërto korsi të dedikuara autobusësh dhe shërbim publik transporti!
4. Ndërto banesa sociale cilësore e të mjaftueshme!
5. Ndërto ujësjellësin e ri e të stërpremtuar të kryeqytetit!
6. Mos jep leje ndërtimi te Parku i Liqenit! Boll njerëz po vdesin nga ndotja e ajrit edhe kështu.
7. Krijo hapësirë publike për fusha sportive!
8. Mos i detyro punonjësit e bashkisë të të shpërndajnë postimet!
9. Dorëzohu në prokurori për vjedhjen epokale të inceneratorit të Tiranës dhe lejet mbytëse të ndërtimit në Tiranë!
10. Në burg lexo libra, dhe ndoshta do të vijë dita kur të kuptosh edhe domethënien e së majtës, edhe se çfarë i ke bërë këtij populli e këtij qyteti.



13 Comments

  1. E majta dhe babezitja per para, ekuacion i veshtire. Ne Shqiperi ka mjeran qe votojne partine socialiste per tu bere kapitalista (parallinj) dmth te djathte, thjesht jane nje tufe hallexhish qe nuk ngopen duke vjedhur. Kane nje shpirt mjerani, skane sherim!

    1. Veliaj eshte nje injorant llafazan e lepires i dobishem,

      Nuk ka shkolle

      Nuk do te lexoje

      Nuk kupton cfare lexon edhe nese hap ndonje liber

      Ai kupton e lexon vetem PARA

      PLEHRAT SI VELIA DUHEN ZHDUKUR!

    2. Nderkoh qe pushteti dhe opozita vijojnë show dhe manipulimet , cdo dit vritet mesatarisht nga nje i ri brenda ose jashtë Shqiperie. Sepse ky eshte mallkimi i nje vendi qe politika e ka kthyer parajse per pasurimin e vet, dhe ferr per popullin qe tani vritet dhe per Tik Tok. Krenar qe jam shqipkar

  2. Zoti Arlind: kapitalizmi ne shqiperi jo vetem qe nuk eshte me I but se ai I Amerikes,por eshte shume me I eger se kapitalizmi ne cdo vend tjeter te botes perfshi edhe Ameriken! Se pari shtersat e varfera ose ne nevoj ne Amerike perfitojne mbrojtje sociale nga shteti si: ushqim falas( food stamps),te gjithe te moshuarit mbi 65 vjec perfitojne udhetim falas nga publik transportation, pas berjes se taksave marrin para mbrapa( nga $2000-$ 10000 ) familarisht! Se dyti paga ne Amerike eshte 4- 10 here me e madhe se ne Shqiperi,ndersa benzina dhe bafta jane dy here me te lira se ne shqiperi! Se treti te gjitha ushqimet jane pa tvsh,kurse ne Shqiperi ushqipet kane tvsh 20% Se treti pensionistet qe nuk kane te ardhura te mjaftueshme iu sigurohet strehimi falas nga shteti( jane qindra mijra shqiptare qe e perfitojne kete benefice) Se katerti parqet kombetare qe jane me mijra administrohen nga shteti dhe jo nga privati si ne Shqiperi! Se pesti plazhet jane publike dhe jo private si ne Shqiperi ku duhet te paguash te privati $20-$50 per shezllone! Se pesti student studentat perfitojne kragas shkollar shipit edhe grande nga shteti,megjithese universitetet jane private! Dhe se fundi zonat e mbrojtura jane te mbrojtura nga shteti dhe nuk u jepen te afermeve te kryeministrit,apo te ministrave si investor strategjik per ti kthyer ata ne shfrytezues te hallexhinjeve! Fuck Lali fikun, fuck Edvin mavijen!

    1. Amerika eshte shteti mei eger kapitaliste ne BOTE por Jo Si Shqiperia dhe sa per Food Stamps 200 dollar ne muaj merr dhe transport falas nuk perfiton por vetem me 50 perqind ulje

  3. Problemi eshte se te gjitha rruget e asfaltuara ne tirane, as 5 muaj jetegjatesi nuk kane. Gjith gropa, asfalt i skaduar, trotuaret komplet te shkaterruara

  4. Sali Berisha si president dhe Aleksandër Meksi si kryeministër në vitet 1992 – 1996 kanë shkatërruar 500 fabrika dhe uzina në Shqipëri dhe, me ligjin e tokës jashtë investimit me anë të kredive bankare, paralizuan plotësisht ekonominë Shqiptare?

    Por, ne tani kemi një fakt konkret se:

    Përpara disa vjetësh, në parlamentin e Serbisë në Beograd, një deputet u ngrit me mburrje dhe deklaroi: “Ne, me 40 milionë dollarë, kemi shkatërruar 500 fabrika dhe uzina në Shqipëri”.Te gjitha rruget ku ndodhen shpellkaret cecen qe erdhen ne tirone i ka shtruar veliaj,por keta prap hajne mut cdo dite,duan shurrtoren e salihut e lulzimes se salihut ne tirone

      1. Ndasite dhe urrejtjen e ka ngritur ne sistem Edi Ramovici. Ai I ka perdorur me shume termat, cecene, veriore, primitive, dhe sistemi I tij po e shpopullon gjithe veriun, genocid.
        Shiko kush punon ne administrated shteterore, as pastrues nuk gjen te jene maloke, 90 per qind jane nha Zona e pare operative.
        Drejtesia, asnje malok. Ju kujtohet shoqja e drejtesise ku hoqen nga puna prokuroren Ymeri duke therritur nje maloke me pak?!
        Ndaj maloket detyrohen te braktisin vendin se nuk jane te urryer save jane ne kombin e tyre.
        Ato qe mohojne kete ndarje thjesht nihmojne Ramovicin.

    1. Vleliaj boll më me këto shtrime rrugesh i harxhove te gjitha leket e mamit . Nuk kma pare nje te dyte te ndertoje kaq shume rruge me leket e mamit te vet.

      Ps. Me duket se e ka ndihmuar mamaja e Trigrit.

  5. mire e ka palla, te beje nje here nga 1 tek 8 – i duhen 80 vjet – dhe pastaj te shkojne ne burg me deshire, 10 nuk e ben dot se do jete i pjerdhur nga mosha, as kllufa nuk i hyne ne pune se se kap njeri me dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *