• |
ide | kryesore

Rrëzohet kërkesa e Ilir Beqajt, ish-ministri kërkoi të njihet me aktet hetimore të Prokurorisë

Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili kërkoi që të mos paguante një faturë prej 120 mijë lekësh të SPAK për të marrë një kopjeje të akteve të dosjes së tij.

Beqaj ka kundërshtuar në GJKKO faturën duke kërkuar që Prokuroria e Posaçme t’i japë aktet pa qenë nevoja të paguajë shpenzimet procedurale. Ai ka paraqitur kërkesën në Gjykatën e Posaçme që SPAK t’i vendosë nën dispozicion, pa kurrfarë detyrimi momentar nga ana e tij për shërbimin e skanimit, të akteve të deritanishme të dosjes hetimore, “në kuadër të garantimit të së drejtës së tij kushtetuese dhe ligjore për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore në ngarkim të tij”.

Njoftimi i GJKKO-së:

1. Personi nën hetim Ilir Beqaj, më datë 02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Detyrimin e Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që të vendos në dispozicion të z.Ilir Beqaj si “person nën hetim”, pa kurrfarë detyrimi momentar nga ana e tij për shërbimin e skanimit, të akteve të deritanishme të dosjes hetimore që lidhet me procedimin penal Nr. 13, të vitit 2020, në kuadër të garantimit të së drejtës së tij kushtetuese dhe ligjore për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore në ngarkim të tij.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 145 Akti, datë 11.03.2024, vendosi:

3. Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj.
4. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 11.03.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *