• |
ide | kryesore

Dy deputetë sherr në selinë e PD-së, Flamur Noka futet për ti ndarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
PD



Tritan Shehu dhe Bledion Nallbati janë zënë ashpër në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, teksa po diskutohej pas marrëveshjes që u bë me PS-në për normalizimin e punës së Kuvendit.

Lexo më tej: Ndalet protesta, Rama pranon 2 komisione hetimore, zëra kundër brenda opozitës

Deputeti Tritan Shehu ka këmbëngulur sërish në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që të ngrenë si shqetësim çështjen e arrestit në shtëpi për Sali Berishën.

Për të, nuk ka asnjë rëndësi ngritja e ndonjë komisioni hetimor. Në bisedën e siguruar nga gazetari Osman Stafa, Shehu është përfshirë në debate me deputetin tjetër opozitar, Bledion Nallbati.

Tritan Shehu: Duhet të ngremë çështjen e Sali Berishës, pasi lideri i opozitës është i burgosur. Dhe po ua them, unë nuk do të marr pjesë nëse do të ngrihen Komisionet Hetimore Parlamentare në Shëndetësi, sepse unë nuk e konsideroj fitore dhe nuk është asgjë të ngresh komisione hetimore. Natyrisht duhet të përqendrohemi tek reforma zgjedhore. Por as ligjet nuk kanë rëndësi, më shumë sesa kauza e liderit të opozitës që është i burgosur dhe kjo është e paprecedentë. Të vazhdojmë aksionin tonë në parlament pavarësisht se për çfarë po negociojmë, derisa të lirohet lideri ynë Sali Berisha…

Nallbati: Po doktor, unë jam shumë dakord për çfarë the, madje jam i mendimit që ta përshkallëzojmë edhe më shumë, por të jesh ti i pari në betejë dhe unë pas teje. Po në këto 6 muaj nuk ke bërë asgjë në protestën tonë në Parlament dhe thua ta vazhdojmë. Dil ti i pari, bëj një gjë dhe të ndjekim ne nga pas.

Tritan Shehu: Me mua mos u merr se ti nuk je niveli im. S’të jap llogari ty unë.

Baçi: Po lëre, secili ka mendimin e vet. Gjithësecili të thotë të vetën.

Shehu: Pusho edhe ti!

Nallbati: Mos u merr me mua!

Shehu: Mos u merr ti me mua.

Flamur Noka shoqëron Nallbatin për të dalë jashtë mbledhjes dhe ul gjakrat mes palëve. Pas mbylljes së mbledhjes, Flamur Noka kërkon që dy deputetët të sqarohen, dhe i kërkon Nallbatit që ta shoqërojë për të sqaruar momentin me Tritan Shehun.

Kur vihen përballë, Tritan Shehu i drejtohet me tonë të larta dhe akuzuese deputetit demokrat: Maskara, ti nuk je niveli im. (vazhdon me sharje të ndryshme). Ndërsa përgjigje pati edhe nga Nallbati,  i cili mësohet t’i jetë kundërpërgjigjur me fjalët “bandit”. Ndërsa Flamur Noka ka tentuar vazhdimisht të qetësojë dy deputetët. Tritan Shehu i është kthyer edhe Nokës, duke i thënë: Po t’i pse nuk mbajte krahun tim?



8 Comments

  1. Murrizi sulmon Bardhin: U ul sot si skuth, si tinëzar negocioi për karrigen. Presin dënimin e Berishës Gazi e gazrat

  2. Çështja e Berishës është kryesore për PD. Mire e ka T. Shehu që krahas komisioneve të hapet edhe çështja e doktorit. Mos harroni se tek e fundit keto komisione janë kocka që po i hidhen opozitës dhe që janë bërë sa për sy e faqe nga kupola mafioze (dhe që mund të manipulohen shumë kollaj nga këta të poshtër).

    Duhet gjuajtur shumë më lart.

  3. C pune ka cështja e saliut. Qe ta diskutojn ne parlament???
    Drejtesia ka hesape te ndara.
    Ke ber krime zoteri… Ha mut e ik te vendi.
    Parlamenti ben ligje. Nuk gjykon.
    Gjykata ne baze te ligjeve te denon.
    Keshtu jan te ndara, e keshtu duhet te jen.
    Nese doni nje parlament qe te liroj njerzit nga denimet.
    Ateher nuk do ket kurre asnje politikan ne burg.

    1. po he pra, thjesht e nxorren koken pse po e bejn gjith kete, per Berishen. Per demokratet nuk u ka ngren ndonjeher palla, thejsht per Berishen.

  4. “Nuk je niveli im, pusho maskara” – Si plasi sherri mes Tritan Shehut dhe Nallbatit! Flamur Noka nxjerr jashtë deputetin e Devollit,revolucioni Demonkratik i cecenit salih vazhdon ne komisione

  5. Asnje nuk eshte ne nivein e Tritan Preshit. Nuk ka nivel me te ulet se ky idjoti qe gjoja eshte mjke po as nuk e ka iden nga mjekesia. Thjesht e ben mir zarin.

    1. Tashti që nuk kanë të njëjtin nivel kjo dihet por kam mendimin që është egzagjeruar tepër në këtë artikull.
      E ku e dëgjuan debatin këta gazetarë. Dhe mund të kenë pasur debate por secili ka shprehur mendimin e tij!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *