• |
ide | kryesore

“Mos përfundoni si Grei, qëndroni me këmbë në tokë”/ Flet kolegia e punës së 19-vjeçarit në Fier

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme kanë përcjellë për në banesën e fundit 19-vjeçarin Grei Bihuci, i cili u vra gjatë një sherri në qendër të Fierit ditën e djeshme. Mediat kanë intervistuar disa prej kolegëve të tij të cilat janë shprehur se e njihnin për djalë të mirë. Njëra nga koleget e prekur rrëfen se ai e trajtonte si motër dhe argëtohej me fëmijët e saj.

“Djalë i dashur me të gjithë ne, nuk ishte thjesht shoku dhe kolegu jonë, por ishte vëllai jonë. Dinte vetëm të thërriste motër motër. Ka mbajtur fëmijët e mi në krah. Nuk ka për tu harruar kurrë. Më vjen keq për nënë dhe motrat. Grei ke për të mbetur në zemrat tona. Nuk ishte vetëm një djalë, por ishte gjithçka për ne”.

Një koleg tjetër zgjodhi të japi një mesazh gjatë kësaj interviste, ku bëri thirrje për çdo të ri që të tregohet i kujdesshëm duke marrë për shembull se një konflikt banal mund të çojë në përfundimin e fatit të Greit.

“Na ka shokuar të gjithëve si pjesë e stafit ku Grei punonte. Ishte një djalë i përkushtuar, i dashuri. Thirrja që dua të bëj përtej ngushëllime është që rinia sot të qëndrojnë me këmbë në tokë që mos përfundojë si Grei. I shpreh ngushëllime familjes. Jemi shumë të shokuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *