• |
ide | kryesore

Grabitet argjendaria në Tiranë, dyshohet se u vodhën bizhuteri me vlerë rreth 10 mln lekë

Lajme, Të fundit



Një argjendari është vjedhur gjatë orëve të natës në rrugën e Dibrës në kryeqytet. Dyshohet se grabitësit kanë marrë bizhuteri me vlerë rreth 10 milion lekë të vjetra. Mësohet se hajduti ka mundur të hyjë në argjendari nga pjesa e sipërme e tarracës, ka ka krijuar një vrimë dhe ka depërtuar brenda.

“Më datë 14.03.2024, në Rrugën e Dibrës, gjatë natës, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases S. K. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *