• |
ide | kryesore

Provokimi i “L’espresso”. Giorgia, mbretëresha e Shqipërisë

Kryesore, Lajme
re giorgia d albania



Për disa Shqipëria është një vend që ka fituar respekt ndërkombëtar falë Edi Ramës, ndërsa për disa të tjerë ajo por merr vulën e një republike bananesh falë qokave që bën autokrati i saj për të forcuar pushtetin e vet personal. Bindjen e këtyre të dytëve e përforcion edhe kopërtina e revists italane “L’Espresso”, e cila ka si fotografi të saj kryeministren italiane Georgia Meloni e vënë në sfond të flamurit shqiptar. Titulli i saj provokues është: “Giorgia, mbretëresha e Shqipërisë”, duke bërë një aluzion të qartë me emërtimin që monarku italian Viktor Emanueli i tretë mori pas pushtimit italian, kur një grup kuislingësh i vunë mbi krye përkrenaren e Skënderbeut.  

Lexo me tej:

“Lëvizja e paturpshme e Ramës”/ Kritikat e shtypit italian për marëveshjen me Melonin 

E përjavshmja e majtë “L’Espresso” është e njohur për ballinat e saj provokuese. Të premten që shkoi ajo ia kushtoi atë influenceres Chiara Ferragnit duke e paraqitur atë si “Joker”, personazhi i keq i Batman (Foto poshte).

Chiara Ferragni Joker sulla copertina de L'Espresso

Ndërsa këtë herë Meloni përshkruhet si mbretëresha e Shqipërisë falë ekseritoritialitetit që i ka dhuruar Edi Rama Italisë në tokën tonë, për të vendosur kampet e pritjes së refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin. Brenda tyre do të veprojnë ligjet italiane dhe policia shqiptare do të ketë juridiksion vetëm jashtë telave me gjemba të kampeve.   

Në artikull shpjegohet se Edi Rama ia bërë këtë ‘nder” homologes së saj vetëm për efekte elektorale në prag të fushatës për zgjedhjet evropiane. Në muajt e fundit, Meloni ka folur vazhdimisht për “mbrojtjen e kufirit” për të ngadalësuar “pushtimin” e emigrantëve që vijnë nga brigjet e Afrikës së Veriut. Numrat, megjithatë, tregojnë një histori shumë të ndryshme. Asnjë pushtim, asnjë sulm ndaj Italisë”, shpjegon në artikullin e saj, Bianca Senatore. Ndërsa drejtori i revistës Enrico Bellavia, në editorial, spjegon sesi konsensusi është shteruar nga frika e shkaktuar: «Ne gjithmonë fillojmë duke ngritur një alarm, pavarësisht nëse është i vërtetë apo i supozuar – dhe “pushtimi” i emigrantëve bën pjesë në kategornë e dytë – për të përfunduar me një zgjidhje muskuloze si dekreti Cutro” vëren ai duke theksuar se kjo lloj politike nuk ka asnjë të përbashkët me interesat reale të qytetarëve.

Maëveshja Rama Meloni u trajtua gjatë si një rast simbolik, për mënyrën se si autokrati shqiptar fiton përkrahjen e liderve ndërkombëtarë nga gazeta franceze online “Mediapart”. “Më 6 nëntor 2023, Edi Rama ra dakord me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, për të “zhvendosur” në tokën shqiptare personat që kërkojnë azil në Itali, gjatë kohës që kërkesa e tyre studiohet nga pala italiane. Nëse kjo marrëveshje është krahasuar me atë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës, janë marrë masa të veçanta paraprake për të shmangur kundërshtimin e ligjit ndërkombëtar ose rregullave evropiane për azilin. Vetëm personat e shpëtuar në det dhe që nuk kanë shkelur kurrë në tokën italiane do të mund të dërgohen në Shqipëri. Status ekstraterritorial do të gëzojë edhe kampi që i mirëpret.

Media franceze: Si u bë autokrati Rama aleati më i mirë i Perëndimit 

Pikërisht ky status ekstraterritorial ngjalli kritika nga opozita shqiptare, me arsyetimin se marrëveshja shkelte Kushtetutën duke i shitur sovranitetin e pjesëve të territorit kombëtar një fuqie të huaj. Dhe nuk bëhet fjala për një shtet të zakonshëm. Nëse Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë (në vitin 2022, Italia përbënte gati dy të tretat e eksporteve shqiptare drejt Bashkimit Evropian), askush në Tiranë nuk harron që Musolini pushtoi vendin në prill 1939. Për publicistin shqiptar Fatos Lubonja, marrëdhënia mes Romës dhe Tiranës mbetet ende e një natyre “neokoloniale”.

Megjithatë, në janar, Gjykata Kushtetuese shqiptare hodhi poshtë, me një votë diferencë, ankesat e opozitës, gjë që i hapi rrugën ratifikimit përfundimtar të marrëveshjes. Giorgia Meloni tani shpreson se Shqipëria do të mirëpresë azilkërkuesit e parë, që do të zhvendosen përpara zgjedhjeve evropiane në qershor” thuhej në artikullin e autorëve Jean-Arnault Dérens , Laurent Geslin dhe Simon Rico në Mediapart.

Marrëveshja Rama Meloni pasi u validua nga Gjykata Kushtetuese e vendit u votua nga shumica socialiste në parlament, por zbatimi i saj duket se është bllokuar në Gjykatën e Strazburgut.

Gjykata e BE-së i ka thënë jo shqyrtimit urgjent të kërkesës së Italisë për të verifikuar nëse shkeleshin të drejtat nga procedura të përshpejtuara të kërkesave të azilkërkuesve dhe garancia fikse. Protokolli mes Melonit dhe Ramës parashikon se për emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare, përfshirë një garanci 5000 euro.

Andi Bushati: Boomerangu i qokës që Rama i bëri Melonit

Tashmë procesi mund të zgjasë disa muaj dhe vendimmarrja e gjyqtarëve të seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane mund ta ngecet duke bërë që efekti i parë mund të jetë ai i një shtyrje e përkohshme të papërcaktuar i zbatimit të marrëveshjes, ndërsa ishte parashikuar që emigrantët e parë të mbërrinin në Shëngjin në këtë pranverë.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Shqiperia nuk eshte bere e fameshme nga nipi i pilos,njohur ndryshe si gomari i surrelit.eshte bere e njohur nga miliona shqiptare anembane globit e qe jane ambasador te saj.akoma se keni kuptuar qe ky Monster,duhet te varet prej kembesh,per gjenocidin qe po i ben shqiptareve.

  2. “Berisha ka investuar me lekë në dorë. Mbi 30 milionë euro. Heshtja u ble me 30 milionë euro. Procesi hetimor s’duhet të jetë në mekanizmin e vrasjes dhe autorët, por pjesë duhet të jetë dhe mekanizmi i blerjes. Si e bleu? Dhënia e 30 milionë eurove duhet të jetë pjesë e hetimi, u nxorën nga buxheti i shtetit mbi 30 milionë euro.”, përfundoi analisti Mece

  3. Ketu ska asgje per lajm.
    P.sh gazeta e kongos shkruante per Bashen si strategu i te ardhmes ne shqiperi.
    Hajt ta tjerrim tani dhe ta bejme lajm se si nga restorant Bardhosh koqevaruri ,gazetari kelly smith (me origjine opozitare te thelle) tha:
    Hajdeni dhe ma kruani pak se Basha eshte strategu edhe i Afrikes.
    Kaq dhe o burra lajm se jemi bosh.

  4. o Lapsi, o injorant, sdini as te perktheni. e keni perkthy gabim, eshte shrkuajtur Mbreti Girorgia dhe jo Mbreteresha Girogio. Eshte shkrujt me qellim keshtu, po ju si medioker te medhenj nuk dini as te perktheni. media kazan

  5. Lapsi o jan idjota o jan tendecios. Ai titull eshte ironik, dhe nuk e ka me republiken e bananeve sic thoni ju po me Girogian e tyre prandaj e quajn mbreti dhe jo mbreteresha. Gazetar bythe. o Lapsi, po greket kan shkrujt me per Bjelerin apo per gjyqtaren Gjoka?

      1. Fajin nuk ja ka Saliu qe Bushatit i pelqejn evrot greke. Saliu ka faje te tjera. Coi Mulin dhe Bacin me nje thes para per te paguar nje shkrim te turpshem dhe pa asnje baz per te sulmuar gjyqtaren qe gjykon Saliun dhe Bejlerin. Ne unison me qarqet ekstremiste greke Saliu mendoi se do e ndihmojn ti heqin njollen. Per kete ka faj. Sa per shkaperdhim me then te drejten me sa kam par, Saliu ka perfundu si Hoxha mbi minare. Nuk e di se cfar paska shkaperdhu Saliu ne papafingo.

        1. Titulli sigurisht ironik sepse ajo është kryeministre por në Itali kryeministri thirret presidente del consiglio,pra në gjininë mashkullore!!
          Për këtë arësye duke pasë titullin mashkullor gazeta e quan mbret!!
          Por nuk është aty rëndësia.
          Ajo qëndron me titullin mbretëror sepse kurorën ka çoi Rama!!

          1. Eshte e kote te merresh me analfebete funksionale qe nuk iu punon logjika, por e ushqejne veten me ide te gatshme dhe dogma propagande. Per ata gjithmone edhe kur Edi Rama e perdor Shqiperine si cifligun e vet, fajin e ka Saliu.

  6. Basha reagon ashpër pas paktit PS-Rithemelim: Revolucioni i premtuar u shit! Fle diku tjetër lepuri, te marrëveshja për…!

  7. Këto blloqe autentike argumentojnë çdo kundërshtim që mund të vije në vazhdim ne lidhje me përfshirjen tashme të provuar të zotit Berisha ne aferën e Gërdecit. Këto dy blloqe kanë të dokumentuara dhe të faktuara të gjitha vizitat “për kafe” që ka bërë në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, të Shkëlzen Berishës. Te gjitha takimet kanë të shënuara datat përkatëse dhe personat përkatës. Për lehtësi po ju japim vetëm ato data (faqe blloku) kur zoti Shkëlzen Berisha ka shkuar në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes për të takuar këtë të fundit.

  8. Shumë mirë që zbatimi i marrëveshjes Meloni duket se është bllokuar në Gjykatën e Strazburgut. Ajo ishte qartësisht një marrëveshje antikushtetuese e që bie ndesh me të drejtat e njeriut. Por Babloku sigurisht që do i’a bënte nderin Melonit edhe pse ajo i përket krahut të djathtë politik italian, sepse për të pasur mbështetje ndërkombëtare për pushtetin autokrat të tij ai është i gatshëm t’i bëjë favore kujtdo dhe mund të shesë edhe Shqipërinë po qe nevoja. Le të shpresojmë që gjykata e Strasburgut do e ndalojë përfundimisht zbatimin e kësaj marrëveshje Rama-Meloni. Kurse sa për çështjen e Fredi Belerit (apo Fredis Beleris, se kështu i ndërrojnë emrat këta anti shqiptarë që hiqen si minoritarë grekë), është një skandal që Rithemelimi i Doktorit vuri kandidat këtë personazh antishqiptar, me precedent të mëparshëm. Jo vetëm skandal, po një turp i vërtetë, pasi Beleri është një analfabet, një injorant që e përdorin qarqet greke për interesat e tyre. Rithemelimi i doktorit kështu është katandisur. Por më e forta është me Arjan Çanin, që mbron Belerin edhe gjatë kohës që pasi drejtësia kapi Belerin, duke e cituar si gjyq politik. Për çfarë është politik ai gjyq? Nëse ka prova kundër tij , atëherë ai është i fajshëm. Por mbi të gjitha Fredi Beleri nuk duhej kandiduar fare, e jo më t’i bësh mbrojtjen dhe PR në studio TV gjatë fushatës. E dyta nuk e kuptoj pse Arjan Çani bën si grek i devotshëm? A e ka babanë shqiptar Çani? Një gazetar që është pasuruar në Shqipëri me rroga 17 milion lekë vjetra në muaj (përveç pagesave të tjera që mund të marrë nga personazhe që promovon në studio, një pjesë e të cilëve pseudo artista, apo të tjerë idiotë e ordinerë), sa në në TV në tjetrin, të bëjë përherë avokatin e Greqisë dhe pseudo minoritarëve , ky është skandal. Pse nuk shkon në Greqi Çani t’a bëjë emisionin Zonë e lirë? Apo Greqia maksimumi jep pensione dhe pagesa buke për ata që hiqen si minoritarë për të mbajtur gjallë projektin e helenizimit të jugut të Shqipërisë, apo të disa zonave atje ?! Epiri historikisht ka qënë tokë ilire. Kështu që broçkullat e Greqisë për Vorio Epir mund t’ja tregojnë budallenjve por jo shqiptarëve dhe as historianëve. Madje një shkrimtar grek i shek. IV p.e.sonë thekson se në atë kohë në Epir kishe shumë fise ilire, mbi 14 fise. Prandaj një personazh si Fredi Beleri, edhe nëse nuk do e dënonte gjykata se mund të mos kishte prova, Belerit duhet t’i ndalohet me ligj kandidimi në poste drejtuese shtetërore si psh kryetar bashkie, ministër etj. Personazhe të tillë veprojnë kundër interesit kombëtar. Po s’ka faj Çani. Faj ka e gjithë klasa politike shqiptare si majtas e djathtas që i ka krehur përherë bishtin Greqisë e I ka bërë favore, që nga marrëveshja skandaloze e detit në kohën e Saliut që i’a hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese e në vazhdim me Ramën sot ku vazhdon me çështjen e detit. Di gjë njeri pse Greqia nuk ka hequr ligjin e luftës me Shqipërinë? Pse dëboi Çamët dhe nuk njeh pronat e tyre në Çamëri? Dini gjë pse Shpëtim Idrizi është kryetar i partisë çame por s’ka bërë asgjë për këtë kauzë? Gojët e liga thonë që Shpëtimi e ka partinë pazar, dhe jo vetëm partinë. Thuhet se Gruaja e Shpëtim Idrizit, është kushërirë dhe këshilltare e guvernatorit Gent Sejko për fondacionet mashtruese të kredive. Pra është një tollovi e madhe palaçosh që tallen me të drejtat, vuajtjet, dinjitetin dhe shpresat e shqiptarëve. Këta palaço kryesisht politikë por edhe mediatikë bëjnë sikur luftojnë për Shqipërinë , por në realitet e në prapaskenë janë të gatshëm të shesin interesat kombëtare për interesa personale .

    1. Djali i Shpëtim Idrizit, 5400 m2 parkingje e garazhe në Yzberish me shoqërinë “PARKNGO”. Me çfarë i bleu?
      Meqë kryetari i partisë çame i fsheh këto pasuri, dhe meqë kryetarja e Inspektoratit të Pasurive, Evgjeni Bashari, mikeshë e gruas së tij nuk ia verifikon, mbetet që këtë punë ta bëjë SPAK-u, duke hetuar se me çfarë burimesh financiare i ka blerë…
      Shkruan PAMFLETI

  9. Shqiperia eshte kthyer ne Hakene e Botes. Cfare rresoejti e ke fjalen o idiot? Shumica e Shqiptareve e urrejne Cifutin Rama

  10. Shqiperia eshte kthyer ne Halene e Botes. Cfare rresoejti e ke fjalen o idiot? Shumica e Shqiptareve e urrejne Cifutin Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *