• |
ide | kryesore

Tragjike/ Zjarr në dhomën e gjumit, vdes nëna dhe tre fëmijët e mitur

Lajme, Të fundit



Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Bolonja të Italisë, ku si pasojë e një zjarri në apartament, kanë humbur jetën nëna dhe tre fëmijët e saj të mitur. Gruaja 31, vjeç, dhe 3 fëmijët e saj, dy vajza dhe një djalë nga 3 deri në 6 vjeç, humbën jetën si pasojë e zjarrit që ra në apartamentin e tyre gjatë natës.

Stefania Alexandra Nistor, nëna, e cila u shpëtua në gjendje të rëndë, ndërroi jetë gjatë transportit për në spital. Zjarri, dyshohet se është shkaktuar nga një qark i shkurtër i shkaktuar nga një ngrohës elektrik në dhomën e gjumit.

Fëmija më i madh, ishte vajza 6-vjeçare, dhe dy binjakët, motër e vëlla nga 6 vjeç. Nëna dhe 3 fëmijët ishin duke fjetur në të njëjtën dhomë, ndërkohë që babai nuk jetonte me ta, pasi ishte ndarë nga gruaja.

Ai mbërriti me vonesë në shtëpi, njësoj si dhe gjyshërit e fëmijëve të mitur.

Kur zjarrfikësit mbërritën në banesën e katit të katërt, gjetën një ambient të mbushur me tym, i cili me siguri është shkaktar i vdekjes së gruas dhe fëmijëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *