• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Atentati me breshëri plumbash ndaj dy të rinjve në Shkodër

Arkiva, Lajme, Të fundit
shkodër



Janë publikuar pamjet nga atentati i i 12 marsit në fshatin Grudë e Re në Shkodër, ku mbetën të plagosur Gjergj Ndërshtiqaj dhe kunati i tij, Gjon Nika.

Siç shihet nga pamjet e kamerave të sigurisë Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjon Nika rreth orës 19:16 mbërrijnë pranë një lokali në Grudë të Re. Për më tepër se një minutë, autorët qëllojnë me breshëri automatiku pa u ndalur.

Kur kanë nisur të shtënat me breshëri, Nika largohet me vrap, ndërsa Ndërshtiqaj fshihet pas makinës, i cili hidhet disa metra nga një shpërthim i fortë i shoqëruar me flakë shkaku i të cilit ende nuk është sqaruar përfundimisht.

Dyshohet se shpërthimi ka ardhur pas të shtënave me mbi 100 plumba drejt automjetit të dy të rinjve. Më pas autorët janë larguar me një Benz ngjyrë gri të cilën e braktisën pasi i vendosën flakën dhe brenda u gjetën edhe 3 kallashnikovë.

Autorët janë ende të paidentifikuar ndërsa dy të plagosurit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk e dinë se kush mund t’i ketë sulmuar. Policia në Shkodër është dike hetuar në disa pista. /LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *