• |
ide | kryesore

Berisha: Koha të përballemi me Edi Ramën, Dumanët dhe fundërrinat e tjera

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka bërë thirrje për përballje me Edi Ramën, Dumanët dhe fundërrinat e tjera, që sipas tij, mendojnë se do të bëjnë parzmoren e krimit elektoral.

Pjesë nga fjala Berishes.

Miqtë e mi, beteja pa kthim është jetike, vendimtare.

Mos harroni, çdo demokrate dhe demokrat, por çdo qytetare dhe qytetar i këtij vendi, që beson se qytetarët shqiptarë duhet të votojnë të lirë, se pushteti duhet të ndërrohet me votën e lirë, të mos harrojë se përveç hajdutëve të votës, përveç Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale, ka edhe një bande tjetër, armike të egër të votës së lirë dhe kjo është banda e Spakut.

Banda që mbyll dosjet e krimit monstruoz elektoral, njëlloj siç mbyll dosjet e vjedhjeve të qindra e qindra milionë eurove nga qeveritarët.

Miqtë e mi, më thoni mua, a mundet që kriminelët e dosjeve elektorale të mos dënohen?

Ndaj dhe koha është të përballemi me Edi Ramën, të përballemi me Dumanët dhe fundërrinat e tjera që mendojnë se do të bëjnë parzmoren e krimit elektoral, të vjedhjeve të qeverisë.

Vetëm përballja jonë, vetëm beteja pa kthim është përgjigjja e shqiptarëve, është shpëtimi i Shqipërisë, është shpëtimi i të ardhmes tonë.

Fatin në duart tona, ne jemi zotër të fatit tonë, ne do fitojmë.

Edhe njëherë ju falënderoj dhe ftoj shqiptarët të bashkohemi se fitorja është me ne, se e ardhmja është me ne, se ne jemi të armatosur me të vërtetat e çdo individi, me të vërtetat e shoqërisë dhe kombit.

Jemi të pathyeshëm.

Jemi fitimtarë.

Jemi zotër të kësaj toke dhe ne do fitojmë.

Fitore, fitore, fitore!



3 Comments

  1. Edi Rama e ka gjete nifar kodi interesant te komunikimit me akteret kryesor boteror, duke e shnderru Shqiperine per here te pare ne njefar kryeqendre rajonale.
    Edi Rama eshte i vetmi njeri ne bote qe ka raporte te mira edhe me familjen Soros edhe me familjen Trump. Kjo eshte per liber te Ginisit. Kjo eshte shkathtesi e madhe. Ne Amerike keto dy familje myten me njana tjetren, kurse ne Shqiperi e kane mikun e perbashket. Te dyja keto familje jane me ndikim te jashtezakonshem.Mos na thuaj per nje revolucion te ri pas fitores se Putinit ne rusi o serbi salih.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *