• |
ide | kryesore

E akuzoi për ngacmim, Saimir Kodra padit Egla Cenon

Arkiva, F1, Paparazzi
Saimir



Moderatori i emisionit investigativ “Stop” ka paditur penalisht aktoren Egla Ceno, aktualisht banore e Big Brother Vip Albania 3.

Ai është shprehur se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar kurrë në jetën e tij aktoren Egla Ceno.

Aktorja pak ditë më parë, gjatë një rrëfimi me banorët hodhi akuza se Saimir Kodra e kishte ngacmuar seksualisht.

Këto akuza janë hedhur poshtë nga moderatori Saimir Kodra, i cili ka marrë masa ligjore ndaj aktores.

“Nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë në jetën time”, ka thënë Kodra.

Nga ana tjetër Egla Ceno deklaronte se teksa kishte trokitur në derën e tij për të kërkuar punë ishte përballur me ngacmime.



4 Comments

  1. Sa mire ia ka bere, ishalla denohet.
    Boll me keto zuzka qe shpifin kot per njerezit. Ne kete menyre i bien ne qafe dhe atyre te shkretave (qe realisht nuk jane pak) te cilat ngacmohen me te vertete.

  2. Asnjera nga palet nuk konfirmon dot nqse kane te drejte apo jo! Duket me shume si marketing i ketij ose per te ndalur cupelinat e reja qe ka ngacmuar te mos ndermarrin hapin e denoncimit! Por e di i madh dhe u vogel qe ky ngacmon, shantazhon vajzat e emisionit Une mund ta permend emrin e disave prej tyre por ato duhet te marrin guximin ta denoncojne pa frike .. ky asgje nuk u ben dot!

  3. Pyetja ime esht vetem 1 ne kete moment … Po TV-Klan ca karin po ben? Nje televizion serioz nuk mund te nxjerri ne ekran nje njeri tashme te akuzuar publikisht me ze dhe me figure per agresion seksual…
    per te qene me te qarte, neper bote funksionon krejt ndryshe kur behet fjale per histori te ngjashme.
    po marr konkretisht rastin me te fundit qe kam lexuar ku ne usa pronari i WWE Vince Mcmahon, u akuzua per afere seksuale dhe ngacmime, dhe kompania qe ai vete ka themeluar dhe ka drejtuar per gjate gjithe jetes se tij, WWE i fshiu deri imazhet e Mcmahon nga websiti dhe nga kudo, edhe kolosi Netflix anuloi ne menyre urgjente dokumentarin qe kishte pregatitur per te… po sa dhunues te te tjere te famshem kemi pare te bien e te thyen, Kevin Spacey, Weistein apo Bill Cosby (qe ja shemben edhe yllin hollivudjan ne bulevardin e e njohur)…
    pra ktu nuk eshte ceshtja se ca ben sajmir kodra, padit apo nuk padit Egla cenon, kjo nuk perben lajm, ktu po flasim per nje hap tjeter qe duhet te ndjeki e para MEDIA pergjithsisht dhe MEDIA ku ai eshte i punesuar TVKLAN vecanerisht e cila duhet ta pezulloje menjehere te akuzuarin Sajmir Kodra deri ne sqarimin e pozicionit te tij ne lidhje me ngjarjen.
    Klan sduhet te harroje se tani qe u permbys gota, akuzat ndaj punonjesit te tyre mund te shtohen edhe nga njerez te tjere qe nuk e kan patur guximin e egles. Ndaj pa marre uje nga gjithe anet anija e klan, sajmirin duhet ta hedhin ne det, mundesisht pa komerdare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *