• |
ide | kryesore

Incidenti i Ramës me Ambrozia Metën: “Kryeministri nuk arrin të kontrollojë veten”

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama ambrozia



Nga Blerina Gjoka/ Kamerat e televizioneve kapën momentin kur Rama zgjat dorën dhe prek në fytyrë gazetaren, veprim që organizatat në mbrojtje të gazetarëve e kanë cilësuar si cënim të integritetit fizik dhe sjellje anormale nga ana e kryeministritit.

“Refuzimi dhe shmangia e Kryeministrit për përgjigje konkrete u bashkëshoqërua me një gjuhë intimiduese dhe me cënim të etikës, deri në cënim të integritetit fizik të gazetares”- thuhet në reagimin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Unioni shpreh solidaritetin me gazetaren dhe shton se ajo në të drejtën e vet profesionale këmbëngulte për një përgjigje konkrete prej kryeministrit

“Kryeministri jo vetëm që nuk jepte një përgjigje konkrete për pyetjen specifike, por me një gjuhë replikuese dhe nga pozita e edukuesit moral shmangej nga detyrimi për të dhënë një shifër konkrete për përfitimet e mundshme publike prej njerit nga projektet më të mëdha në fushën e turizmit shqiptar”.

Edhe organizata për sigurinë e gazetarëve “Safe Journalists Albania” shprehu solidaritet me gazetaren që sipas organizatës, “u përball me intimidimin e kryeministrit vetëm pse po kërkonte transparencë dhe llogaridhënie”.

Sjellja e kryeministrit ndaj gazetarëve në vijëmësi ka ngritur shqetësim për organizatat e mediave për arrogancën e përgjigjeve, refuzimin për t’iu përgjigjur pyetjeve apo “dënimin” e gazetarëve duke mos i lejuar të marrin pjesë në konferencat për shtyp.

Gazetarja Ambrozia Meta i tha BIRN-it se “fatkeqesisht arrogancen e zakonshme ndaj gazetareve kryeminsitri Rama, tani po e demonstron edhe me prekje fizike”. Duke komentuar incidentin ajo shtoi se i vinte keq që “shefi i qeverise nuk arrin të kontrolloje dot veten, kur pyetet për çështje të interesit publik”.

Incidenti solli dhe reagimin e politikanëve të opozitës, të cilët dënuan aktin e Ramës duke shpërndarë videon e incidentit.

“Akt i shëmtuar prej gangsteri, dhunë fizike e Edi Ramës ndaj gazetares” shkruajti në facebook ish-kryeministri Sali Berisha, që aktualisht drejton grupimin më të madh opozitar.

Ndërsa deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e quajti “sjellje kafshërore”.

“Ky e ka mbushur kupen dhe duhet të shtyhet dhe duhet përzënë me forcë siç e meriton sjella e tij kafshërore”- shkruan ai në facebook.

Agjencia për Media dhe Informim pranë kryeministrisë nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN-it se si e justifikonte kryeministri dhunën fizike ndaj gazetarëve.

Përkeqësimi i lirisë së medias në Shqipëri është ngritur si shqetësim i vazhdueshëm nga organizatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit.

Kryeministri Edi Rama po përballet me pyetje nëse projektet e dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump në Sazan dhe Zvërnec dëmtojnë apo jo mjedisin, cënojnë zonat e mbrojtura dhe sjellin apo jo përfitim për qytetarët. Qeveria pranon se ka marrë një ofertë për zhvillim në ishullin e largët të Sazanit ndërsa mohon që të ketë dijeni për projektin tjetër të deklaruar nga Jared Kushner, për ndërtimin e dhjetëmijë banesave në zonën e mbrojtur të Nartës dhe Zvërnecit në veri të Vlorës.

BIRN



8 Comments

  1. Perfaqesues te denje te popullit shqitar? Temen o!- Thone korçaret! Qelbesirat hajdute te kombit qenkan perfaqesues te denje te popullit. Sikur edhe popujt e zhvilluar te europes, te kishin perfaqesues te denje si keta, Europa do ishte bere Afrike !

  2. Ky eshte kryegangsteri I Shqiperise jo kryeministri I Shqiperise.
    Cfare pret ky popull nga ky rrugac?!
    Ia kalon dhe Putinit.

    1. Po a mund të kontrollojë veten një psikopat si Rama.
      Kur e ka kontrolluar veten ky bastard,mizogjen e sidomos me gratë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *