• |
ide | kryesore

Incidenti me Ambrozia Metën/ Media belge: Kryeministri shqiptar shtyn në fytyrë një gazetare që dëshiron të bëjë një pyetje

Lajme, Të fundit



Incidenti i regjistruar ditën e djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Ambrozia Meta solli reagime të shumta ku u dënua gjesti i kreut të vendit. Ndërkohë vëmendje të madhe ky incident ka marrë edhe nga mediat e huaja të cilat kanë dedikuar një artikull të posaçëm për ngjarjen. Në lidhje më këtë ngjarje ka raportar edhe media belge HLN e cila shkruan se Kryeministri shqiptar Edi Rama po kritikohet shumë pasi shtyu një gazetare.

Më tej media shkruan se Ambrozia Meta i bëri një pyetje Ramës për një projekt investimi në ishullin e Sazanit, i cili është një zonë ekologjike e mbrojtur. Pamjet tregojnë kryeministrin duke vënë dorën në fytyrën e gazetares dhe duke e larguar atë.

“Mendoj se është turp që kreu i qeverisë nuk mund të kontrollojë veten kur pyetet për çështje me interes publik”, tha Meta për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative.

Në rrjetet sociale njerëzit kërkuan që Edi Rama të kërkonte falje publike për shtyrjen, por ai nuk u përgjigj, përfundon shkrimin HLN ku ka ndarë edhe nëj vide nga momenti i incidentit.

“Unë nuk tregova agresion dhe iu përgjigja të gjitha pyetjeve me durim,” tha Kryeministri në X.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *