• |
ide | kryesore

Bullgaria çon trupa të tjerë në Kosovë

Arkiva, Lajme
Bullgaria



Bullgaria do të nisë një kontingjent ushtarak prej rreth 100 ushtarësh në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR.

Dislokimi, sipas agjencisë bullgare të lajmeve “Novinite”, shënon kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e NATO-s për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në qytetin e Yambolit sot [e enjte] do të zhvillohet ceremonia e dërgimit të kontingjentit ushtarak në Kosovë. Ata do të aterrojnë në Kosovë gjatë javëve në vazhdim.

“Kontingjenti ka përfunduar stërvitjen në Batalionin e 42-të të Mekanizuar, Yambol dhe zyrtarisht është shpallur ‘gati luftarake’ nga Ministria e Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, Bullgaria ka rreth 48 ushtarë në Kosovë. Ky numër do të rritet në rreth 150.

KFOR-i ka gjithsej 4.443 trupa nga 28 vende. Numri i trupave u rrit që nga tensionet në maj të vitit të kaluar.

Gjatë muajit prill, edhe Gjermania pritet ta rrisë numrin e pranishëm të ushtarëve në Kosovë.

Në një intervistë të martën për “Telegraph”, kryeministri Albin Kurti kërkoi që NATO-ja të sjellë më shumë trupa në Kosovë shkaku i kërcënimeve të Serbisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *