• |
ide | kryesore

ISIS merr përsipër sulmin me 40 të vrarë në Moskë

Arkiva, Lajme, Të fundit
sulmin



Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist që tronditi Moskën mbrëmjen e sotme ku në një sallë koncerti disa persona të maskuar dhe të armatosur hapën zjarr duke vrarë 40 persona dhe plagosur 100 të tjerë.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin në kanalin e tij Telegram. Ky pretendim nuk është verifikuar ende në mënyrë të pavarur. BBC shkruan se ky grup ka kryer sulme në një numër vendesh, megjithatë korrespondenti i çështjeve të sigurisë, Gordon Corera shkruan se ata ndonjëherë në të kaluarën kanë marrë përgjegjësinë edhe për sulme në të cilat nuk kanë pasur të bëjnë.

Më 7 mars, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se parandaloi një sulm në një sinagogë në Moskë që ishte planifikuar nga një celulë e Shtetit Islamik.  Për sulmin terrorist, pati reagime të menjëhershme nga ndërkombëtarët, me SHBA-të që sqaruan se nuk kishin të dhëna se pas kësaj mund të fshiheshin ukrainasit. Ndërsa Bashkimi Europian e dënoi sulmin e rëndë ndaj civilëve. Nga ana tjetër ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev paralajmëroi Ukrainën se nëse kishte gisht në sulm, do të merrte përgjigjie “shkatërrimtare”.

Javë më parë, SHBA paralajmëroi Rusinë se mund të ishte shënjestër e sulmeve terroriste. Në pamjet e publikuara në media dhe rrjetet sociale, shihet momenti kur 6200 të pranishëm që po ndiqnin një koncert të një grupi të muzikës rrok, alarmohen nga të shtënat me armë dhe tentojnë të largohen për të shpëtuar jetën.

Salla shpërtheu në flakë pasi autorët të cilët mendohet të kenë qenë 3 ose 5 persona hodhën edhe grantata. Mediat e huaja nuk kanë bërë me dije detaje nëse agresorët janë arrestuar. /LAPSI.al



11 Comments

  1. Putin në vendë që të vrasë terrorista islamik dhe të mbrojë shtetin e vet, shkonë dhe vret fëmi, gra dhe njerze të cilivizum dhe të pa fajshëm në Ukrhinë. Karma is the birch.

    1. Armiku i popullit
      Rrusia esht nje shtetnje komb nje fe
      Shtet i centralizuar dhe i fortifikuar
      Bota e mbeshttjellur ne lemshin e cudirave esht paksa e hallakatur
      Rruset jan nje shtet ipermbajtur ne versjonet e kohes we kalojme
      Ata jane gjak ftofet dhe te mire menduar ne veprimet e tyre
      Historikisht esht nje popull luftarak dhe puntor
      Kuzhdo we pretendon te terorizoje ose te pushtoj Rrusin duhet menduar 1000 here dhe te vrproje nje here
      Rrusia esht shtet monolit dhe i pregatitur politikisht dhe ushtarakisht per te mbrojtur interesat e kombit Rus
      Ematur e duruar dhe e sakte

  2. ISIS dhe HAMAS jane NJE! Jane bashke, te pandare.. Hamas ka mbeshtetjen e Iranit, dhe keshtu gjithashtu te Rusise. Eshte absurde qe ta kete bere ISIS, vetem nqse ata kane ndonje celule te paguar nga SHBA! Ky krim eshte kryer nga terrorista te nje shteti Igushetia qe ben pjese ne Rusi, me siguri te perkrahur nga Ukraina qe deshiron me cdo kusht perfshirjen e paleve te tjera ne konflikt pasi lufta me Rusine eshte e humbur! Dhe sigurisht qe ish punonjesi i Morganëve qe quhet Macron ka gisht! Po ashtu dhe Biden qe e quajti Putinin nje bir kurve! E sigurte qe Rusia do kunderpergjigjet se nuk jane budallenj, sepse perendimi kolektiv do lufte me cdo kusht! Po te keni para ne banka hiqini, mbajini ne shtepi dhe blini ushqime bazike ; miell, vaj, sheqer, oriz, etj. Lufta filloi sot!

  3. Po sikur te kete gisht vete FSB-ja? Per te arrire qellime, nuk i plas trapit njeri se vriten 40-50 njerez. Populli bageti ka qene, eshte dhe do te jete!

  4. Nqse mban mend, çarjet në sistemin e tubacionit të gazit natyror Nord Stream nën Detin Baltik ju atribuan ruseve! Dmth rusi cau tubacionin qe i sillte parate lume vetes? Tani se fundmi e ka pranuar NATO qe e bene ukrainasit! Dhe kjo ngjarja sot eshte bere nga ata, duan perfshirjen e NATO ne lufte sepse tashme nuk e perballojne dot vetem me para e arme por duan personel ushtarak nga NATO te perfshihet!

  5. hahahah po ca lesh ISIS. Se ca lidhje ka ISIS me Rusine, po nejse. Vete sora vete, stermbullari i luftes, Victoria Nuland deklaroi para disa javesh qe: “Rusia do kete surpriza” dhe mesa duket kjo eshte nje nga “surprizat”.

    Kjo eshte pune CIA jo ISIS. Nejse, po e kruajne bythen shume duke qene mire e bukur dhe po hapin nje lufte te trete boterore.

    “Bobat”, do rrisin fitimet akoma me shume nga lufta dhe popullsia e globit do reduktohet pak, sic dhe “bobat” vete kane deklaruar ne Forumin Ekonomik Boteror.

    Pale, dhe kur na cajne Paulinin kur bejne sikur “ju qan shpirti per klimen e se gogesimat e lopeve po ndikojne ne ngrohjen globale:))” nderkohe qe lufterat, bombat, rraketat dhe makinerite e luftes, ska problem:),nuk ndosin klimen:))).

  6. ISIS e mori përsipër!????
    Por rusët kanë kapur dy prej sulmuesve….
    Bën vaki me ato metodat e tyre të veçanta të hetimit që kanë që t’a mësojnë kush në të vërtetë e organizoi këtë sulm.
    ISIS mund t’a ketë marrë përsipër në interes të CIA, kjo nuk është e pamundur.
    Ve bast se sulmuesit e Moskës,janë….britanikë!

  7. Sa trapa jane keta njerez. Mbrapa tastieres se tyre mendojne se kuptojne si funksionojne sherbimet sekrete neper bote.
    Or koqe, quhen sherbime sekrete sepse puna e tyre eshte sekret dhe ne shumicen e rasteve nuk merret vesh kurre.
    Une nuk ia kam idenë se kush e organizoi kete sulm, por besoj se ISIS nuk ka lidhje. Zakonisht atentatorët e kesaj organizate nuk kapen te gjalle, pastaj me duket pak si e veshtire te jene kapur kaq shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *