• |
ide | kryesore

Profeti i Bashkisë Tiranë rrëzon skemën e qeverisë me një “hile”, këshillon fermerët të bashkohen sa për letra (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një video të postuar nga gazetarja Ola Xama, Veliaj jep këshilla se si fermerët të përfitojnë sa më shumë nga skemat e subvencioneve. Këshillat e tij, Kryebashkiaku i ka pagëzuar me emrin “hile e bardhë”, ndërsa për t’a bërë më të besueshëm këshillën, kujton se si kur ishte fëmijë i punonte mendja si të vendoste një film te matësi i energjisë elektrike, që sahati të mos xhironte, apo kur u bë kryebashkiak mësoi se si i bëhej hile, matësit të ujit.

“Ministria e Bujqësisë këtë vit e ka patur të vështirë menaxhimin e skemave mbështetëse për shkak se fondet që jepen nga BE përmes programit IPARD janë pezulluar. Nga ana tjetër subvencionet e buxhetit për fermerët këtë vit janë 500 mijë euro më të ulta.

Shqipëria është vendi që jep mbështetjen më të ulët buxhetore për bujqësinë në rajon. Sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore, vlera e shtuar e produktit që vjen si suport direkt nga buxheti për Shqipërinë është 1.6%, nga 10.5% që është mesatarja e rajonit dhe 26.1% që e kanë vendet e BE.

Në gjithë këtë mes, Ministrja e Bujqësisë del në një takim me fermerët dhe u kërkon bashkimin me njëri-tjetrin, duke u prezantuar teorinë e uljes së kostove, shtimin e marzhit të fitimit për produktin që shesin dhe fuqi më të madhe negociuese te grosistët. Shteti nga ana e tij do u japë përparësi në dhënien e subvencionit.

Të gjithë këtë model dhe sqarim del dhe e rrëzon profeti i Bashkisë së Tiranës, i cili u tregon fermerëve një “hile”: që të bashkohen me letra, të marrin fondet dhe të vazhdojnë jetën…

Ja ky është vizioni që kanë sot më të mirët e Rilindjes”-shkruan Xama.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *